E Shtunë, 31 Tetor 2026

Harasani do te garoje per kreun e PS-se se Tiranes

Zgjedhjet

Oponentet e Edi Rames ne Partine Socialiste pritet te angazhohen direkt ne fushate zgjedhore duke riperkufizuar aksionin e tyre politik. Burime nga sekretariati i selise roze bejne te ditur se deputeti Andis Harasani do te shpalle keto dite kandidaturen e tij per kryetar te deges se PS-se ne kryeqytet. I mbetur vakant per shkak te largimit te Besnik Barajt detyra e kryetarit mbulohet aktualisht nga njeri prej drejtuesve te Grupit Parlamentar Sajmir Tahiri i cili eshte i komanduar deri ne zhvillimin e zgjedhjeve. shte e pritshme te mendohet se Tahiri do te hyje ne gare nisur edhe nga fakti se ne zgjedhjet e fundit ato te 8 majit ai ishte nje nga deputetet me rezultate pozitive ne zonen e tij te pergjegjesise qe ishte Kombinati. Nderkohe kandidimi i mundshem i Harasanit hap nje paranteze tjeter politike ne PS pasi ai eshte nje hap qe i jep ritem tjeter procesit zgjedhor. Ketu do mbajtur parasysh se problemi kyc politik i selise roze mbetet rikompozimi i Asamblese Kombetare dhe me tej kryesise e cila ka ne gjirin e vet edhe kundershtare te linjes zyrtare. Nevoja per ekuiliber te brendshem ka larguar perfundimisht zerat per krijimin e nje partie te re mohuar se fundmi ne menyre domethenese edhe nga kreu i Asamblese Gramoz Ruci.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›