Pollo Padi civile per shpifje ndaj Balles
Ministri i Teknologjise dhe Inovacionit pas perfundimit te seances plenare ka bere te ditur se do te padise per shpifje deputetin e PS-se Taulant Balla. Lajmi eshte bere i ditur nga Ministria e Inovacionit e cila ka pohuar se do te beje padi civile ndaj socialistit per shpifjet ne adrese te tij. Nuk jam i vetmi qe e mendoj dhe qe e them se disa deputete te Partise Socialiste jo te gjithe ata demonstrojne ne kete salle nje deformim te madh njerezor madje nje deformim anatomik pasi sic u pa te parafolesi anusi ka zevendesuar laringun. Por une ashtu sic veproi edhe filozofi i lashtesise Sokrati kur ia kafshoi kemben qeni nuk do te doja ti pergjigjesha ne te njejten menyre tha Pollo ne repliken e tij ndaj Balles. Por ndersa socialisti ka replikuar per qendrimet e ministrit duke thene se ti dukesh se genjen pasi te skuqen veshet e kete e dine te gjithe. Nuk eshte hera pare qe zyrtare te shtetit bejne padi ndaj deputeteve. E tille jane ato ministrit Genc Ruli dhe zv.drejtorit te Pergjithshem te Policise Agron Kulicaj ndaj dy deputeteve socialiste Tahiri dhe Balla.