Socialistet japin alarmin per sigurine e rendin ne Shqiperi
Opozita i rikthehet ceshtjes se vrasjes se deputetit socialist Fatmir Xhindi duke hedhur per here te pare akuzen se shteti shqiptar ka lene te ikte drejt Greqise te dyshuarin kryesor per vrasjen e te ndjerit. Nje akuze e tille u leshua nga deputeti i PS-se Ilir Gjoni gjate diskutimeve jashte rendit te dites ne Kuvend. Sipas tij Kryeministri nuk dha urdher per te ndaluar te dyshuarin kryesor per kete ngjarje te ndodhur para me shume se dy vitesh. Vetem keta 10 muaj u arrit numri i 100 te vrareve. Po vetem ne keta 10 muaj jane 18 banka te nivelit te dyte te cilat jane sulmuar me arme. Per te mos kaluar te rasti i atentateve te tipit mafioze sic eshte rasti i gjyqtarit ne Vlore apo per te permendur dhe vrasjen e kolegut tone Fatmir Xhindi vrasesi i te cilit ende nuk eshte gjetur. Le te na tregoje Kryeministri Sali Berisha se cfare urdhrash ka dhene ai kur eshte informuar nga institucionet e sigurise per te dyshuarin kryesor mbi vrasesin e Fatmir Xhindi dhe pse e lejoi ai ate person te largohej dy dite pas vrasjes drejt Greqise tha nenkryetari i Komisionit te Sigurise Gjoni ne fjalen e tij. Me tej ai shtoi se kjo qeveri i ka tradhtuar institucionet e sigurise. Ato jane masakruar nga shkurtimet lineare te qeverise Berisha i ngerthyer nga korrupsioni nepotik dhe paaftesia duke kapercyer kufirin kritik e duke i vene punonjesit e sistemit te sigurise ne nje situate aspak dinjitioze ka vene ne pikepyetje efikasitetin e te gjithe sistemit ne kurriz te shtetasve shqiptare. Sot jeta dhe siguria e qytetarit jane komoditeti me i lire ne treg tha Gjoni. Per ceshtjen e sigurise ne vend ka folur dhe deputeti socialist Gazmir Bizhga. Ka shume kohe qe ne opozita kemi ngritur zerin duke vene kambanen e alarmit per ate se cfare po ndodh sot me sigurine e rendit publik ne shoqerine tone sesi po ndihen gjithnje e me te pambrojtur qytetaret tane sipermarresit pronat e tyre perballe krimit ordiner e atij mafioz qe po ju gerryen ekonomine e tyre me shume se kriza ekonomike qe ka mberthyer vendin apo taksat e qeverise. Kaq e vertete eshte kjo sa para pak ditesh qytetaret tane mbeten te tmerruar e te shokuar nga vrasja me eksploziv ne mes te Vlores e nje gjyqtari gjaku i te cilit skuqi kroniken e dites. Para pak ditesh u vra ne deren e shtepise se tij me thike pas shpine nje djale i mrekullueshem i qytetit te Durresit Junxhin Guza. Nje volejbollist i talentuar i ekipit tone kombetar qe e donte aq shume jeten sportin te ardhmen dhe atdheun e tij. Vetem per ta grabitur per asgje me shume tha Bizhga.