Degjeneron ceremonia mortore për Leka Zogun, Topalli zihet me Bashën për fjalimin e lamtumirës
Share
Ceremonia e sotme e lamtumirës për Leka Zogun është kthyer në një shfaqje të shëmtuar. Pas homazheve të kryera në ambientet e Parlamentit, Lulzim Basha ka mbajtur një fjalim për të ndjerin.
Por, mësohet se para fjalimit të Bashës ka pasur një konflikt të ashpër mes tij dhe kryeparlamentares Jozefina Topalli, se kush do të mbante fjalimin me rastin e lamtumirës për Leka Zogun.
Basha dhe Topalli janë kapur keq me fjalë me njëri-tjeterin dhe kanë ngritur tonet. Topalli i ka thënë Bashës Ik shporru dhe ky i fundit më pas ka mbajtur fjalimin.
Cremonia në ambientet e Kuvendit dhe Dita e Zisë e shpallur nga qeveria, kanë hapur polemika të shumta, duke qenë se Shqipëria është një Republikë dhe jo Mbretëri.