Ndërron jetë politikani dhe shkrimtari Sabri Godo
Ndërron jetë shkrimtari dhe politikani Sabri Godo. Kryetari i nderit i Partisë Republikane u shtrua me urgjencë 26 nëntor në reanimacioni e Sanatoriumit, në kryeqytet, si pasojë e komplikacioneve në mushkëri. 82-vjeçari i njohur si plaku i urtë i politikës shqiptare vuante prej disa muajsh nga një sëmundje e rëndë në mushkëri.
Politikani, shkrimtari dhe skenaristi i njohur Sabri Godo ka mbajtur postin e kryetarit Asamblesë Kombëtare të Partisë Republikane të Shqipërisë, e themeluar prej tij në vitin 1991. Godo e ka drejtuar Partinë Republikane për 7 vjet. Ai ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë në dy legjislatura, ku ka ushtruar detyrën e kryetarit të Komisionit të Çështjeve Sociale dhe të atij të Politikës së Jashtme.