Harasani:PS-ja nuk mund të bashkohet me LSI-në e PS'91

Andis Harasani, deputet i PS-së dhe ish-drejtori i KESH-it i ftuar në Ora News foli rreth situatës hidrike në Shqipëri dhe mënyrën si po menaxhohen rezervat nga qeveria. "Korporata ndodhet në gjendjen finaciare më të keqe të saj, andaj po ndodh edhe eksporti i energjisë,por është e patolerushme që qeveria vazhdon ende të importojë energji", deklaroi ai. Sipas tij, nuk ka qenë mungesa e strategjisë fakti që nuk ka më shumë burime të reja energjie. Lidhur me atë çka parashikon PS-ja në programin e saj për energjinë ai tha "Do i drejtohemi konçensioneve që sjellin dobi për qytetarët, do të rikonfigurojmë KEESH-in dukë bërë investime të mëtejshme', tha ai. Harasani deklaroi se vazhdimisht PS-ja do të sjelle programe të ndryshme për problemet që shqetësojnë qytetarët shqiptarë. "Fushata për PS-në ka filluar, kemi 2 vjet që jemi në takime të vazhdueshme, kemi anëtar kryesie që janë në takim me qytetarët shqiptarë, ndaj besoj se fushata po ecën në mënyrën e duhur", tha ai. Lidhur me idenë për të shkrirë PS,LSI e PS'91 në një parti të vetme, Harasani u shpreh kundër. "Nuk e pranoj këtë ide, sepse PS-ja ka programe të ndryshme ndaj nuk mund të jemi një", theksoi ai. Sa i përket caktimit të emrave të deputetëve në 12 qarqet, Harasani tha se tashmë partitë e kanë caktuar kush do jetë në lista, por është herët për t'i bërë publik. "PS-ja do të konsultohet me anëtarët e partisë dhe me qytetarët për listën e deputetëve". Andis Harasani deklaroi se mendon se do jetë deputet në qarkun e Tiranës, por megjithatë këtë vendim sipas tij duhet ta marri kreu i PS-së së bashku me kryesinë.