E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: 28 Qershori do të hedhë poshtë Gani Bobin dhe Gani Zgobin

Lëvizja Socialiste për Integrim ka hedhur poshtë dy sondazhet që e rendisin forcë të tretë të vendit. Kryetari i kësaj partie Ilir Meta ka theksuar se LSI do të dal forcë e parë në zgjedhjet e 28 Qershorit. Në 28 Qershor shqiptarët do ti hedhin në koshin e plehrave edhe sondazhet e Gani Bobit, edhe sondazhet e Gani Zgobit. Kjo është një histori e cila ka përfunduar. Lëvizja Socialiste për Integrim do të dalë forcë e parë në 28 Qershor së bashku me koalicionin e saj dhe tmerri, edhe i kryetarit të PD, edhe i kryetarit të PS, është se sot në elektorat ka vetëm dy tendenca: nga PD-ja të vijnë tek LSI dhe nga PS të vijnë tek LSI, është shprehur Meta. Sondazhi i Gani Bobit dhe sondazhi i Gani Zgorbit, sipas kryetarit të LSI, nuk mund të bëhen pengesë për ndryshimet e jashtëzakonshme që po ndodhin çdo ditë në Shqipëri. Unë mund tju them juve, se as sondazhi i Gani Bobit dhe as sondazhi i Gani Zgobit nuk e ndalojnë dot dhe nuk e pengojnë dot këtë ndryshim të jashtëzakonshëm që po ndodh në Shqipëri çdo dit, ka vijuar ai. Duke shfaqur mendimin për dy Fazlliç, siç i etiketon Meta sondazhet e fundit, thekson se kanë një element të përbashkët. Po të shikoni, edhe sondazhi i Gani Bobit, edhe sondazhi i Gani Zgobit, kanë vetëm një element të përbashkët,- sepse diferencën për PD e kanë 20 për qind, -kanë gjoja rezultatin e Lëvizjes Socialiste për Integrim-, sepse është një pakt kundër ndryshimit të kësaj statusquo-je të vjetër, që jo vetëm po i rrjep shqiptarët, që jo vetëm po i varfëron ata çdo ditë, por që kujton se me Fazlliç- sondazhet do të mundet edhe ti dekurajojë për ndryshimin për të cilin shqiptarët nuk mund të ndalen dhe për të cilin LSI dhe të gjithë ato faktorë të përgjegjshëm dhe atdhetarë politikë-socialë dhe të shoqërisë civile, janë të vendosur që ta udhëheqin në 28 Qershor. Meta ka theksuar se, Shqipëria sot po zien, se Shqipëria po bëhet gati për një ndryshim shumë të madh për tu ndarë me politikën e vjetër të dy lidershipeve të vjetër dhe të konsumuar tmerrësisht nga pushteti dhe korrupsioni. Sipas kryetarit të LSI, kjo parti është në shifrat 25-27 për qind, kur kur para një viti ka qenë 11-12 për qind. Duke vazhduar deklaratën e tij, në lidhje Meta është shprehur se, Nuk mundet të besohet kurrsesi një kompani, e cila në një nga garat më të rëndësishme në Brazil ka gabuar për kandidat për President me diferencën 20 për qind, ka vijuar kryetari i LSI. Gjithashtu, sipas tij, në rast se është përdorur metoda braziliane, janë në rregull me rastin e Shqipërisë, por ti shtojnë 20 për qind për LSI. Këto dy kompani, sipas Metës duket qartë që janë Fazlliç -kompani, sepse po bëjnë Fazlliç -sondazhe dhe padyshim që shqiptarët janë shumë të ndërgjegjshëm se sa kanë vuajtur nga korrupsioni i kësaj lloj qeverisjeje, e cila kujton se do të shpëtojë me Fazlliç sondazhet. Edhe këshilltarja e LSI, Monika Kryemadhi e ka cilësuar disa ditë më parë sondazhin e "Gani Bobi" qesharak dhe të pabesueshëm. Kryemadhi ka vlerësuar faktin se LSI-ja do të merrte 6% të votave, si një sondazh qesharak. "Problemi nuk qëndron tek numrat, por tek frika për manipulimin dhe shkatërrimin e zgjedhjeve", u shpreh Kryemadhi. Sipas saj, ndërkombëtarët kanë bërë thirrje për zgjedhje të lira dhe të ndershme, kurse ky sondazh është një parapritë për manipulimin dhe shkatërrimin e zgjedhjeve. Sipas sekretares së LSI-së për qarkun e Dibrës, sondazhi i "Gani Bobi" nuk është i besueshëm. "Sondazhi është manipulues dhe tregon panik", deklaroi ajo. Sipas saj, nga sondazhet e LSI-së, që bëhen në bazë qarqesh, LSI-ja a 31 deputetë. Sipas Kryemadhit qeveria ka tendencën për të manipuluar zgjedhjet e 2009-ës. "Ka një tendencë për të gënjyer, për të disinformuar, dhe ky sondazh është pjesë e kësaj", shtoi ajo. Në rang kombëtar LSI-ja na rezulton me 29% të votave në zgjedhjet e ardhshme", përfundoi ajo.

Email This Klikime: 6

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›