E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Mediat e Ramës disinformojnë për projektet bregdetare

Debati për projektet e bregdetit, jo vetëm në parlament por edhe ne media jepet në variante të ndryshme.Zëdhënësi i Partisë Demokratike Gert Bogdani theksoi se disa media të orkestruar nga kryesocialisti Rama japin informacion të gabuar në lidhje me këtë çështje. "Disa media të dirigjuara nga kreu i PS-së, Edi Rama, "përkatësisht Shekulli, Albania, Tema, Gazeta Shqiptare, etj., vijojnë të shpifin lidhur me hetimin e brendshëm të Bankës Botërore lidhur me zbatimin e projektit Menaxhimi i Integruar i Zonës Bregdetare", tha Bogdani. Sipas tij, "Banka Botërore po heton Manaxhmentin e saj si dhe debaton mbi politikat e ndjekura prej saj gjatë zbatimit të Projektit Menaxhimi i Integruar i Zonës Bregdetare". Gjithashtu, sipas Bogdanit, "Presidenti i Bankës kërkon të hetohet nëse ka pasur fshehje të informacioneve nga vetë stafi i Bankës dhe jo nga qeveria apo njësitë pranë saj, të cilat kanë qenë dhe janë luajalë në raportet me Bankën". Zëdhënësi i Partisë Demokratike theksoi se "Qeveria e Shqipërisë ka kërkuar që të hetohet dhe roli i mafies së ndërtimit, që boton gazeta nën dirigjimin e Edi Ramës, në stisjen e disa fjalive të rreme në raportin e pavarur që shqyrtonte politikat e Menaxhmentit të Bankës" Sipas tij, "deri tani është provuar që gazetarë të paguar nga firma ndërtimi pranë Edi Ramës kanë stisur artikuj të rremë që përpiqen t'a shpërndajnë me shpresën që, duke u ricikluar nga një media tjetër, mund ta bëjë stisjen më të besueshme".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›