KQZ cakton numrin e deputetëve për 12 qarqe

Me unanimitet votash Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, (KQZ) ka miratuar shpërndarjen e mandatëve të deputetëve për çdo rajon. Pas rreth 2 orë debatesh është dashur prezenca dhe shpjegimet e drejtorit të Gjendjes Civili, Armand Teliti rreth pastrimit të dublimeve në listat zgjedhore që përfaqësuesit e partive politike në KQZ të pranojnë ndarjen e re të mandateve. KQZ ka vendosur që numri i deputetëve nëpër qarqe të përcaktohet sipas popullsisë në këto zona. Kështu KQZ vendosi që për qarkun e Tiranës të ketë 32 deputetë, për beratin 8 deputetë, në Dibër 6, në Durrës 13, në Elbasan 16, në Korçë 12, në Kukës 4, në Gjirokastër 5, në Lezhë 7, në Shkodër 11 dhe në qarkun e Vlorës 12 deputetë.