E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hareide lavdëron Berishën

Trajneri i Vikingut, Aage Hareide e ka lavdëruar Valon Berishën, pas ndeshjes së shkëlqyeshme të shfaqur nga futbollisti i ri kosovar në duel me ekipin Sogndal. 19 vjeçari luajti mjaft mirë, në fitoren 2:1, edhe pse nuk shënoi ndonjë gol.

“Valoni bëri një lojë fantastike. Pa dyshim, ai ishte njeriu i ndeshjes, pasi bëri punë mjaft të mirë”, tha Hareide për agjencinë AP. Berisha e përgatiti golin e parë dhe atë të dytë, duke shërbyer për shënuesit Danielsen e Sigurdsson.

“Valoni mund të shënonte dy gola, duhet të punojmë në këtë aspekt. Atij i nevojitet të përmirësohet në aspektin e efikasitetit”, përfundoi trajneri norvegjez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›