Salihaj premton se “do ta vë Ferizajn në binar”

Kandidati i LDK-së për kryetar të Ferizajt, Adem Salihaj ka mbajtur të hënën një konferencë me gazetarë, në të cilën ai ka prezantuar përgatitjet që dega e kësaj partie po bën, me qëllim që këto zgjedhje të jenë siç tha ai “normale dhe të rregullta”.
Gjithashtu, ai theksoi angazhimin që po bën kjo parti për motivimin e qytetarëve për të marrë pjesë në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Ferizajt, që pritet të mbahen më 27 maj.
Në këtë kontekst, Salihaj iu bëri thirrje partive politike, të cilat nuk siguruan balotazhin, që ta mbështesin atë për të mirën e qyetarëve të Komunës së Ferizajt, duke theksuar se kjo nuk do të jetë fitore vetëm për LDK-në, por për të gjithë qytetarët e kësaj komune. Ai premtoi se Ferizajn do ta vërë në binare normalë për zhvillimin e gjithmbarshëm, në mënyrë që qytetarët e Ferizajt të kenë një jetë më të mirë.