E Shtunë, 31 Tetor 2026

Real Madrid, fundi i aventures per Schuster

Ne ambientet e skuadres “Merengues” ka filuar te permendet emri i pasardhesit te Schuster.

Dite te numeruara per Bernd Schuster ne stolin e Real Madrid. Tenkinu gjerman u ka vene kapakun deshtimeve me eleminimin nga Kupa e Mbretit nga skuadra amatore Real Union.

Ne ambientet e skuadres “Merengues” ka filuar te permendet emri i pasardhesit te Schuster. Miguel Angel Portugal gezon mbeshtetje te madhe ne skuadren madrilene.

Nderkohe, ne te shkuaren nje zgjidhje e mundshme ka qene edhe Juande Ramos, por duke pare rezultatet e dobeta qe ai arriti me Tottenham ne fillimin e sezonit, tashme nuk behet me fjale qe ish tekniku i Seviljes te bashkohet me kampionet e Spanjes.

Nderkohe, nese Real arrin edhe nje tjeter rezultat negativ, pushimi i Schuster nuk do te jete me vetem lajm ne kuadrin e thashethemeve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›