Adriano-Mourinho, tjeter zenke ne stervitje

Aventura e brazilianit Adriano tek Interi duket se i eshte afruar vertete fundit. Zenkat e pak diteve me pare mes tij dhe trajnerit Mourinho jane pasuar nga nje tjeter konflikt mes te dyve dhe portugezi nuk ka ndermend ta fale me.
Pasi ka qendruar pushim dy jave, Adri ishte thirrur te merrte pjese ne seancen stervitore per te pergatitur ndeshjen kunder Palermos, por edhe kete here ai ka arritur te nevrikose teknikun. Adriano eshte bashkuar me shoket por ai i ka bere me dije trajnerit se ishte i semure me grip dhe nuk mund te stervitej.
Pas kesaj Mourinho nuk ka duruar dot me nga tekat e brazilianit, duke vendosur ta largoje qe ne muajin janar. Nese “Perandori” do qendroje deri ne qershor, atehere eshte i mundur qe ai te perdoret si “karrem” per te marre argjentinasin Aguero nga Atletico Madrid.
Adriano nuk prek top me kembe qe prej dates 26 tetor, por vuajtjet e tij nuk pritet te perfundojne me kaq, pasi tashme Mourinho ka vendosur t’i tregoje se ndaj te padisiplinuarve ai di te perdore edhe edhe artilerine e rende.