Hariri: Obama të marrë lidershipin botëror
Kryeministri libanez Saad Hariri i ka bërë thirrje presidentit të Shteteve të Bashkuara Barack Obama, që të marrë rolin e liderit për të zgjidhur cështjen e paqes në Lindjen e Mesme.
"Duhet një lidership ndërkombëtar për të detyruar palët pjesëmarrëse në konflikt që të negociojnë paqen dhe presidenti Obama është personi ideal për të bërë këtë përpjekje", ka deklaruar Hariri. Deklaratën e tij kryeministri libanez e bëri nga Spanja, ku ndodhet për të marrë pjesë në një forum ekonomik.