Suedi/ I akuzuari për krime lufte në Kosovë mbetet në burg
Një gjykatë suedeze sot ka vendosur që serbi 33-vjeçar, i dyshuar për kryerje të krime lufte në Kosovë në vititn 1999, të mbetet në paraburgim Seanca e sotme u bë me dyer të mbyllura në një Gjykatë në Stokholm. Gjykata tha se akuzat mund të kompletohen deri më 7 maj. Ky serb është arrestuar këtë javë në pjesën jugore të Suedisë, lidhur me krimet e kryera në maj të vitit 1999 në fshatin çyshk, në Kosovë, ka thënë prokuroria.
Në muajin mars, autoritetet e Serbisë kanë arrestuar 9 vetë të dyshuar për vrasjen e 41 civilëve shqiptarë në çyshk afër Pejës.
Në muajin mars, autoritetet e Serbisë kanë arrestuar 9 vetë të dyshuar për vrasjen e 41 civilëve shqiptarë në çyshk afër Pejës.