E Diel, 1 Nëntor 2026

Strasburg, deponimet e qytetarëve maqedonas të pasakta

Qytetarët e Maqedonisë kanë depozituar rreth 400 kërkesa në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.
Mirjana Lazarova-Trajkovska, gjykatëse pranë Gjykatës së Strasburgut, ka theksuar se 85 për qind e kërkesave të deponuara nga qytetarët e Maqedonisë janë më mangësi, për shkak të mospërgatitjes profesionale dhe të plotë të ankesave, në të shumtën e rasteve me mungesa formalo-juridike.
Ky vlerësim u dha me rastin e trajnimit kundër diskriminimit të mbajtur në Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publik në Shkup.
Gjithashtu, një pjesë e ankesave që i drejtohen Strasburgut nuk kanë respektuar afatet kohore prej gjashtë muajve. Një numër i madh i lëndëve shkojnë në Strasburg pa shfrytëzuar të gjitha instancat gjyqësore në organet e brendshme gjyqësore në Maqedoni.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›