Fuqitë botërore bien dakort për më tepër bisedime për Iranin
Përfaqësuesit e gjashtë fuqive perëndimore kanë rënë dakort që përsëri të takohen javën e ardhshme, për të diskutuar për sanksionet e reja eventuale të Kombeve të Bashkuara kundër Iranit, lidhur me programin e tij bërthamor. Të dërguarit e Rusisë, Britanisë, Kinës, Francës dhe Shteteve të Bashkuara, vende këto anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së me të drejtë të vetos, dhe Gjermania, u takuan mbrëmë në Nju Jork, për të diskutuar lidhur me raundin e mundshëm të katërt të sanksioneve kundër Iranit, për shkak se ky vend ka dështuar ta ndalë procesin e pasurimit të uraniumit. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët kanë shqetësime se Teherani synon prodhimin e armatimit bërthamor.
Ambasadori rus në Kombet e Bashkuara, Vitalij çurkin, tha se në takim është diskutuar për "propozime konstruktive", për mbylljen e kontestit me Iranin.
Ai i është bashkuar ambasadorit kinez në OKB, Li Baodong, duke thënë se gjashtë fuqitë ende preferojnë arritjen e zgjidhjes diplomatike me Iranin.