Irak, protesta kundër SHBA-ve në përvjetorin e pushtimit
Me mijëra demostrues kanë dalë në rrugët e Nexhefit duke protestuar kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës në përvjetorin e rënies së kryeqytetit Bagdad, gjatë pushtimit të vendit. Protestuesit e grumbulluar në kuadër të marshimit që antiamerikani kleriku sheit Mukteda Sadr organizon çdo vit në përvjetorin e rënies së Bagdadit hodhën parulla "Iraku është i irakianëve", "Nuk ka vend për pushtuesit".
Ndihmësi i Sadrit sheiku Hazim Al Araxhi tha se "Në qoftë se do të jeni të bashkuar, do të fitoni kundër pushtuesve dhe mund ti dëboni ata nga tokat tona të shenjta. Nëse përçaheni, okupatori dhe përkrahësit e tij do të mbeten në tokat tona",.
Kryeqyteti irakian, Bagdadi ka rënë në 9 prill 2003. Rrëzimi i bustit të ish-liderit Saddam Husejni është edhe simboli i kësaj periudhe.