Harizaj Porosita vaj jo droge me futen ne kurth
TIRAN - Me futen ne kurth pasi une kam porositur te nje shoku im shqiptar qe ndodhet ne Spanje vaj palme dhe jo droge dhe nuk e di se cfare ka gjetur policia belge. Ky eshte nder te tjera pretendimi i Vullnet alias Dhimitros Harizaj bere para prokuroreve te ceshtjes gjate marrjes ne pyetje dhe pas kontaktit me mbrojtesin e tij ligjor.
Sipas ketyre te dhenave mesohet se 46-vjecari Harizaj ka mohuar te kete pasur dijeni per 200 kg kokaine te perzier me vaj palme. Droge kjo e cila eshte zbuluar nga autoritetet e policise portuale te Belgjikes pas ankorimit te anijes qe udhetonte nga Spanja per ne brigjet belge ku brenda saj ndodhej kontenieri i dyllosur me 10.4 tone vaj palme.
Une prej disa vitesh banoj ne Tirane se bashku me femijet. Kam marr nje lokal me qira dhe e administroj si pike bastesh. Gjate kesaj kohe mendova te merrem edhe me aktivitete tjera te biznesi pasi nje miku im emer i njohur per Prokurorine qe jetonte dhe banonte ne Spanje me ofroi vaj palme me nje cmim shume te arsyeshem.
Vendosa te kontaktoj ne Shqiperi nje mikun tim perfaqesues i shperndarjes se produkteve te shoqerise A-E-1 per Durres Kavaje dhe Rrogozhine - thuhet nder te tjera nga burimet zyrtare te institucionit te akuzes duke iu referuar deshmise se 46-vjecarit Harizaj. Gjithashtu po keto burime sqaruan se pas kontaktit qe Harizaj kishte me shtetasin A.I. me banim ne Durres i ofroi perfaqesuesit te A-E-1 vaj palme me nje cmim shume te volitshem.
Shoqeria e biznesmeneve gjirokastrite pranuan qe ne emer te firmes se tyre 46-vjecari Harizaj te sjelle 10.4 tone vaj palme. Pas pranimit te ofertes mesohet se Harizaj ka kontaktuar me mikun e tij shqiptar qe ndodhej ne Spanje duke i kerkuar te niste drejt Shqiperise nje kontenier me vaj palme.
Pasi kam marr konfirmimin se eshte ngarkuar vaj i palmes ne kontenier kam kontaktuar me perfaqesuesit firmes A-E-1 per te nisur kamionin ne Belgjike pasi ngarkesa ishte nisur nga Spanja. Une nuk e di se cfare ka nis ai miku im por une kam kerkuar vaj palme per te shitur ne Shqiperi.
Nuk e di se cfare kane hedhur ne ate ngarkese dhe nese rezulton qe eshte droge do te vuaj denimin pasi me kane futur ne kurth - mesohet te kete thene nder te tjera 46-vjecari Harizaj para hetuesve. Te afermit dhe familjaret e 46-vjecarit Harizaj kane kontaktuar dhe zgjedhur avokatin Ardian Leka per mbrojtjen e tij.
Gjithashtu nga te dhenat e siguruara nga organi i akuzes mesohet se Harizajt i eshte afruar bashkepunim nga prokuroria ne baze te ligjit per Mbrojtjen e Deshmitareve dhe Bashkepunetoreve te Drejtesise i njohur si ligji i te penduarve. Nderkohe nga ana tjeter burimet zyrtare te Prokurorise se Pergjithshme konfirmuan se gjate paradites se sotme pritet te finalizohet operacioni i arrestimit edhe te personave te tjere te perfshire ne kete trafik.
Pritet arrestimi dhe i shtetasit shqiptar qe ndodhet ne Spanje i cili ka nisur vajin palma te perzier me kokaine drejt brigjeve belge per tu ngarkuar ne kamionin me targa KU 190 CF koka e trajlerit dhe KU 590 CE rimorkio me shofer maqedonas nga qyteti i Kumanoves. Autoritetet belge pasi konstatuan kokainen e shkrire ne vaj zbrazen fucite e mbushura me 10.4 tone vaj palme dhe i mbushen ato me uje duke dyllosur kontenierin qe me pas ia dorezuan shoferit maqedonas per ta sjelle ne Shqiperi nen masa te rrepta vezhgimi nga autoritetet policore te Europolit dhe Interpolit.
Sipas te dhenave te siguruara nga Prokuroria e Krimeve te Renda mesohet se mostra e vajit te palmes qe ndodhej ne fucite e mbushura me uje te zevendesuara nga autoritet e policise belge eshte derguar per ekspertim kimik per percaktimin e llojit te lendes narkotike dhe perqindjes cilesore te saj.