Marijuane me skafiste nga Shqiperia ne Itali

Operacioni antidroge coi ne pranga nente shqiptare mengjesin e se enjtes ne Bari te Italise
Nje operacion kunder trafikut nderkombetar te droges u zhvillu mengjesin e djeshem nga policia ne Bari. Arrestimet 19 nga 25 fletearreste te prera jane kryer ne te gjithe Italine nga drejtoria e antimafias.
Ne vijim te nje hetimi qe ka nisur qe ne vitin 2006 jane sekuestruar 1150 kile droge e cila vinte nga shtete si Holanda Spanja dhe Shqiperia me nje vlere prej 65 milione eurosh. Jane sekuestruar edhe pasurite e te arrestuarve qe shkojn ne nje vlere prej 4 milione eurosh. Organizata e dyshuar ishte e perbere nga italiane dhe shqiptare. Por ka edhe te tjere.
Nen akuzen e bashkepunimit ne trafikun nderkombetar te droges mes italianeve jane Kosimo Zono 67 vjec Vincenco Zono 25 vjec dhe Leonard Mastroserio 36 vjec Roberto Dello Ruso 30 vjec Teodoro Rotolo 57 vjec Samuele Biondino 34 vjec Dario Marco Manca 44 vjec Pietro Reale 40 vjec Errico Erpete 51 vjec.
Nente te tjeret jane shqiptare vellezerit Arian Aga 32 vjec dhe Dritan Aga 33 vjec kusheriri i tyre Luan Aga 28 vjec Loni Paluka 29 vjec dhe Artan Karaj 36 vjec Ylli Dalipaj 40 vjec Gentjan Hamzaraj 33 vjec Petref Kondaj 37 vjec Eduart Premtaj 39 vjec.
Nje tjeter eshte polake Eva Janus 48 vjec banore e Sienes.
Sipas hetimeve dhe pergjimeve rezulton se Kozimo Zono eshte kreu i grupit i cili ka garantuar edhe mbeshtetjen e krimineleve te tjere sidomos ne territorin e tij te Toritos Grumos dhe zonave limitrofe ne kembim te mbrojtjes ose parave. Ne kete menyre prania e forcave te rendit ishte gjithnje e paralajmeruar.
Droga vinte ne Itali nga drejtime te ndryshme. Kanali shqiptar ishte me i privilegjuari per marijuanen qe zbarkonte nga Durresi dhe Saranda dhe mberrinte fillimisht ne brigjet salentine e transportuar nga skafiste eksperte. Ndersa kokaina sigurohej nga Spanja dhe Holanda.