E Diel, 1 Nëntor 2026

Harmonia dhe teloranca fetare, visare të shembulla të bashkëjetësës fetare në vend

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, në një mesazh urimi drejtuar Bashkësisë Myslimane të Shqipërisë me rastin e Fitër Bajramit, thekson se harmonia dhe toleranca, janë visaret e pashëmbullta të bashkejetesës fetare në vendin tonë. Zyra e shtypit e Presidencës bëri të ditur se në këtë mesazh Presidenti Topi, duke iu uruar festën e Fiter Bajramit besimtarëve myslimanë shqiptarë kudo që ndodhen, shpreh dëshirën "të jem pranë jush, pranë çdo familjeje e vatreje shqiptare, për ta ndarë së bashku vlerat e rralla njerëzore të mirësisë dhe dashurisë, ndershmërisë dhe tolerancës, ndihmës dhe sakrificës për të gjithë njerëzit në nevojë. Harmonia dhe toleranca, përjetimi së bashku i festave të njërit-tjetrit dhe adhurimi për të Plotfuqishmin përbëjnë visaret e pashembullta të bashkëjetesës fetare të kombit tonë, virtyte, që ne i kemi trashëguar brez pas brezi ndër shekujt nga të parët tanë dhe me të cilat do të pasurojmë edhe mozaikun e vlerave të familjes së përbashkët evropiane ku synojmë të hymë së shpejti", thuhet në mesazhin e Presidentit të Republikës për besimtarët myslimanë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›