“Harri Lena” i prezanton Kryeministrit Berisha një program të ri investimi
Kryeministri Berisha ka pritur sot, në zyrën e tij, drejtuesin e kompanisë shqiptare “Harri Lena”, i cili ka prezantuar një program investimi, që kap shifrën 7 milionë euro, në agroindustri e turizëm në zonën e Këlcyrës.
Kryeministri Berisha e vlerësoi projektin e prezantuar si një investim shumë të rëndësishëm që kontribuon në zhvillimin ekonomik të kësaj zone.
Në fund të këtij takimi, Kryeministri theksoi se qeveria shqiptare do të inkurajojë dhe mbështesë realizimin e investimeve të tilla, që do të ndërmerren nga investitorë seriozë shqiptarë.