E Diel, 1 Nëntor 2026

Një kompani izraelite prezanton tek Kryeministri një projekt për menaxhimin e mbetjeve urbane

Kryeministri Berisha priti sot Presidentin e kompanisë izraelite “Aviv Recycling Ltd”, i cili i ka prezantuar një projekt për menaxhimin e mbetjeve urbane në Shqipëri, përfshirë mbledhjen, përpunimin e tyre me gjithë riciklim dhe përfitimin e nënprodukteve.

Pasi është njohur me këtë projekt, Kryeministri Berisha e ka falënderuar Presidentin e kësaj kompanie për interesin e treguar për të investuar në Shqipëri dhe e ka siguruar se propozimi i bërë do të vlerësohet më përparësi nga grupi i ngritur prej qeverisë shqiptare për të menaxhuar problemin e mbetjeve urbane në rang vendi.

Kryeministri ka theksuar gjithashtu se mbetjet urbane janë një çështje e rëndësishme që kërkon zgjidhje në stadin aktual të zhvillimit të vendit, sepse është i lidhur ngushtë me shëndetin e njerëzve, me imazhin e Shqipërisë dhe me zhvillimin e turizmit në vend.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›