E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË SHTESËS SË MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT PËR ZHVILLIMIN E RRJETIT QENDROR TË TRANSPORTIT RAJONAL TË EVROPËS JUGLINDORE, PËR NJË ZONË TË TRANSPORTIT HEKURUDHOR, TË EVROPËS JUGLINDORE

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË SHTESËS SË MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT PËR ZHVILLIMIN E RRJETIT QENDROR TË TRANSPORTIT RAJONAL TË EVROPËS JUGLINDORE, PËR NJË ZONË TË TRANSPORTIT HEKURUDHOR, TË EVROPËS JUGLINDORE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, « Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare », me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Miratimin, në parim, të shtesës së memorandumit të mirëkuptimit për zhvillimin e rrjetit qendror të transportit rajonal të Evropës Juglindore, për një zonë të transportit hekurudhor, të Evropës Juglindore.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›