E Diel, 1 Nëntor 2026

Harrison Ford

Nuk ka ardhur ende momenti i pushimit

Ekziston një periudhë në jetën e një ylli hollivudian, ku emri i tij nuk është më në krye të klasifikimit të aktorëve më të mirë, sepse mosha dhe koha kërkojnë t’ua lërë vendin protagonistëve të rinj
Në shfaqjen e filmit “Extraordinary Measures”, i fundit i Harrison Ford, emri i tij ka ardhur nga ai i Brendan Fraser, protagonist i vërtetë. Nuk ndodhte që nga kohërat e filmit “Return of the Jedi”, 27 vjet më parë. “Emri i parë ose i dytë, nuk ka fare rëndësi, ajo që vlen është të jesh pjesëmarrës në një film”, thotë aktori, i cili si gjithmonë është mësuar të flasë qartë. Në korrik të këtij viti, Ford do të mbudhë 68 vjeç. Ai ka ende një trup të bukur dhe është i treti në klasifikimin e aktorëve në aktivitet që u kanë dhënë më shumë para shtëpive të produksionit: 32 filmat e tij kanë inkasuar 3424 miliardë dollarë (mesatarisht 107 milionë dollarë për film), edhe pse prej pak kohësh është kaluar nga aktorët Tom Hanks (3,5 miliardë dollarë) dhe Eddie Murphy (3475). Për revistën e të moshuarve “Grand” sot Ford është “gjyshi më seksi i botës”. Në jetën private Ford është lidhur që prej vitit 2002 me aktoren Calista Flockhart, që është 22 vjet më e re se ai dhe mendohet se do të martohen së shpejti, pasi vendosën t’i dhuronin unazat njëri-tjetrit ditën e Shën Valentinit të vitit 2009.
Në formë të shkëlqyer, Ford interpreton së fundmi doktor Stonehill, një studiues i cili është i bindur se ka gjetur një kurë kundër një distrofie të rrallë muskulare që konsiderohet vdekjeprurëse, “sindroma e pompës”, por nuk ka para për ta provuar. Në fund Ford i drejtohet Tony Crawley (Brendan Fraser), shpresa e tij e fundit, i cili ka dy fëmijë të sëmurë dhe u kanë mbetur vetëm disa muaj jetë.

Pse keni kërkuar me insistim ta bëni këtë film?

Kam lexuar një artikull në gazetën “Wall Street Journal” për rastin e Thomas Crawley dhe të fëmijëve të tij. M’u duk një histori mjaft interesante dhe doja që ta njihnin të gjithë. Nuk ka qenë aspak e lehtë të prodhohej, janë dashur plot gjashtë vjet.

është e vërtetë që në fillim mendonit ta interpretonit ju babanë?

Nuk ishte një ide e imja, por e regjisë. Do të kisha qenë një baba tepër i plakur për moshën e fëmijëve. Dua të jem në paqen me moshën time. Në serinë e fundit të sagës “Indiana Jones”, para dy vjetësh, refuzova t’i lyeja flokët, edhe pse ma kishte kërkuar Steven Spielberg.

A ka ndonjë rol që nuk e keni interpretuar dhe nuk do t’ju pëlqente ta bënit?

Nuk kam luajtur kurrë rolin e një gruaje dhe të një peshku. Mund të luaj rolin e një peshku femër, edhe pse mund të jetë e vështirë me kostumet. Ju kërkoj ndjesë për ironinë, por unë asnjëherë nuk reagoj kështu: nuk kërkoj personazhe që t’i interpretoj, por kërkoj histori për të cilat të vihem në shërbim.

Si gjykohet një aktor?

Unë nuk jam një artist, por artizan. Aktrimi nuk është një mision, por një zanat. Aktor nuk lind, por bëhesh.

është e vërtetë që nëse nuk do t’ia kishit dalë si aktor, do të bëheshit marangoz?

Le ta harrojmë këtë legjendë. Fillova të punoja si marangoz, sepse vetëm me kinemanë nuk më mjaftonin paratë. Kështu mund të isha pak më i sigurt dhe pranoja vetëm role që më pëlqenin. Në Los Anxhelos kam ardhur kur isha 24 vjeç dhe vetëm në moshën 35-vjeçare arrita të bëhesha aktor profesionist, pa pasur nevojë të punoja edhe për një punë të dytë.

Jeni ende në gjendje të ndërtoni një tavolinë?

Të riparoj po, por për të ndërtuar nuk mundem. Tani jam rritur në kategori, bëj dizajnerin.

Cili është në të vërtet Harrison Ford?

Një njeri që mërzitet shpejt dhe ka nevojë të bëjë gjëra të reja, por nuk do ta quaja veten aventurier. Më pëlqen shumë t’i jap motorit, por nuk i kam hipur që kur kam qenë 45 vjeç, sepse nuk kisha besim te vetja. Më pëlqejnë gjithashtu edhe avionët, por deri kur mbusha 50 vjeç nuk isha në gjendje t’i drejtoja.

është e qartë që nuk i doni intervistat, përse?

Jam diplomuar për filozofi dhe më pëlqejnë shumë debatet e thella. Por pjesa më e madhe e pyetjeve janë të tipit: “është natë, rruga është e shkretë dhe ju i ngjiteni të tatëpjetës. Për t’u mbrojtur preferoni të përdorni shpatën lazer të Ian Solo-s apo kamxhikun e ‘Indiana Jones’?”.

Cila është pyetja më e pakuptimtë që ju kanë bërë për filmin “Extraordinary Measures”?

“Ju jeni protagonist i serialit “Indiana Jones”, ndërsa Brendan Fraser i “The Mummy”. Pse nuk keni luajtur bashkë një film aventurier?”.

çfarë nuk funksionon në Hollivud?

Nuk e di më. Jetoj mes Nju Jorkut dhe Jomingut. Mendoj se gjithçka ka mbetur njësoj si ditën që kam vajtur unë nga çikagoja në vitet ’60. Doja të vija kollare, të ndryshoja pamjen, por edhe emrin, sepse atëherë isha një Harrison Ford tjetër.

Roli juaj i doktor Stonehill thotë: “Nuk më interesojnë paratë, unë jam një shkencëtar”. “Ju mund të thoshit: nuk më interesojnë paratë, unë jam një aktor”…

Jo, jua thashë edhe më parë, është profesioni im dhe nuk kam arsye pse ta bëj falas. Në kohërat e hershme hollivudiane, shtëpia e prodhimit të filmave “Columbia Picture”, më ofroi një kontratë 7-vjeçare për 150 dollarë në javë: mjeruese. Aty e kuptova se je ti ai që duhet të vlerësosh veten dhe të vendosësh çmimin që vlen. Kur George Lucas me ofroi një rol në filmin “American Graffiti”, gati sa nuk humba rolin, sepse doja një rritje prej 15 dollarësh në javë. Ishte e tmerrshme, sepse kur punoja si marangoz fitoja 15 dollarë në orë.

A do të bëheni ndonjëherë regjisor?

Absolutisht jo. është e bezdisshme. Miku im, Bob Hoskins, e krahasoi filmin e tij të parë me një dënim me vdekje. Ndërsa Bill Murray thotë se punon shtatë herë më shumë për të njëjtën shumë parash.

Cili është filmi juaj i preferuar?

“To Kill a Mockingbird”, me aktorin Gregory Peck. Por nëse dua të qesh, është ai “Dumb & Dumber” me Jim Carrey. Ai mori vetëm një nominim për “Oscar” (për “Witness”).

Ndiheni i nënvlerësuar?

Një aktor që punon shumë sa kam punuar unë, ka të drejtë të ndihet i nënvlerësuar.

Shia LaBeouf, djali juaj në filmin “Indiana Jones and the Kingdom of the Crystal Skull”, ende të prek çasti kur ai tregon në fund të filmit se ju i keni dhuruar kapelën me dedikimin “Tani është e jotja, djalosh”. Përse e bëtë?

Doja t’i tregoja mirënjohjen time, por i dhashë vetëm kapelën: nuk e mendoja se Shia do të bëhej Indy i ri. Do të jetë gjithmonë dhe vetëm djali i Indy-t.

Kjo do të thotë se do të ketë edhe një episod të pestë?

Zakonisht funksionon kështu: George (Lucas) shkruan një histori, Steven (Spielberg) dhe Harrison (Ford) kanë të drejtë kundërshtimi ose aprovimi. Jemi ende në fazën e parë.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›