E Shtunë, 31 Tetor 2026

Harrohen veteranët e luftës

Kosovë

Dikur ishte i rreshtuar në radhët e Ushtrisë çlirimtare të Kosovës, ndërsa tani në rreshtin e shumëkërkuesve të hekurishteve, për të siguruar mbijetesën. Një veteran i UçK-së ka rrëfyer për “Top Channel” historinë e tij aspak fatlume të pasluftës. Veteranin e luftës së UçK-së, ky profesion e ka ndjekur tani e 20 vjet. Ai me këtë profesion mban familjen e tij. Në atë kohë shpresonte se do të vinin ditë më të mira, por tani në shtetin e tij janë shuar të gjitha shpresat. Krenaria dhe e kaluara e tij nuk e lënë paraqitjen para kamerës, megjithëse pranon të rrëfejë për çdo detaj të jetës. “Këtë punë e bëj qysh prej 20 vjetësh”, thotë veterani i UçK-së. Si i vetmi kujtim nga lufta i ka mbetur kartela identifikuese. Ai thotë që shokët dhe bashkëluftëtarët e harruan. Për të siguruar jetesën, në vendgrumbullimin e plehrave ndodhen edhe mjaft fëmijë. Vetë veterani i UçK-së thotë se arrin të përfitojë maksimumi deri në 10 euro në ditë nga puna si metalmbledhës.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›