Greqi, anulohen fluturimet. Shkak, retë vullkanike
ATHINë- Greqia anuloi edhe sot fluturimet nga dhe drejt aeroporteve të Athinës dhe Selanikut, për shkak të reve vullkanike me origjinë nga Islanda, që kanë përfshirë pothuajse të gjithë Evropën, njoftoi faqja greke e internetit ''New In''.
Vetëm dje janë anuluar 172 fluturime nga dhe drejt aeroportit ndërkombëtar të Athinës "Elefterios Venizoles" dhe së paku 27 fluturime nga dhe drejt aeroportit të Athinës "Maqedonia".
"Olympic Air" njoftoi se sot anulon tetë fluturime prej dhe drejt Londrës, Brukselit, Vjenës dhe Amsterdamit, ndërsa "Exhian Air" 20 fluturime nga dhe drejt Londrës, Parisit, Milanos, Munihut, Dyseldorfit, Shtutgartit, Frankfurtit, Berlinit, Beogradit dhe Venecias.
Për shkak të problemeve me haplësirën ajrore është anuluar për sot vizita e planifikuar në Athinë e përfaqësuesve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Qendrore Evropiane dhe Komisionit Evropian, që duhet të konsultohen me qeverinë greke për programin shumëvjeçar për politikat ekonomike.
(d.b/BalkanWeb)