Harrohet Malta, po afron Hungaria
Aranit Muraci
Kuqezinjte, pas ndeshjes dhe barazimit te pafalshme ne Malte, i kane kerkuar falje tifozeve, per lojen e dobet qe zhvilluan. "Ishte nje pjese e dyte e dobet. Iu kerkojme falje per paraqitjen tone," - u shpreh Ervin Skela, i cili mbajti shiritin e kapitenit ne kete ndeshje. Ishte e pashpjegueshme sesi ra loja ne pjesen e dyte te ndeshjes nga ana e kombetares sone, ne menyre te dukshme. Lojtaret nuk u paraqiten denjesisht ne fushe, ndaj nje kundershtari modest si Malta. Trajneri kuqezi, Ari Han nuk ka mundur dot te drejtoje nje ekip, qe do te mund te arrinte me teper se nje barazim pa gola, 0-0. I pyetur ne lidhje me rezultatin trajneri u shpreh i kenaqur, duke theksuar se ndeshja mund te ishte humbur. "Ne pjesen e dyte ekipi eshte perpjekur te ruaje rezultatin. Ne pjesen e pare mund te kishin shenuar," - theksoi Ari Han. Hungaria eshte klasifikuar nga FIFA 46 vende me lart se Shqiperia. Aktualisht Hungaria ndodhet ne kuoten e shtate pikeve, nje me shume se kombetarja jone. Hungarezet do te mjaftohen edhe me nje barazim, ne "Qemal Stafa" per te lene Shqiperine ne te njejtat pozita, si perhere, ku gjasat jane qe ne fund te eliminatoreve te perfundojne ne vend te parafundit. Pas perfundimit te ndeshjes me Malten, kuqezinjte kane zbritur me "kembe ne toke". Ne fillim te eliminatoreve, pothuajse te gjithe, trajneri dhe futbollistet ishin ne nje mendim, se pervec Maltes duhet te mbetet pas edhe nje kundershtar tjeter. Ne rast se Hungaria do te mbetet pas Shqiperise, ne fund te eliminatoreve, atehere do te quhej i permbushur objektivi. Pas shijes se hidhur ne Malte, ku per lojen e dobet ne pjesen e dyte nuk ka pasur asnje justifikim, kuqezinjte e kane kthyer vemendjen ndaj Hungarise, qe do te vije me 28 mars ne Tirane. Vetem ne rast fitoreje, kombetarja e Ari Han do te rikuperoje barazimin me Malten. Rikthimi i Canes dhe i Lales, apo ndonje ndryshim i mundshem ne kombetare dhe prania e tifozeve mund t'i sherbeje trajnerit, per te ndrequr gabimet ne Malte.