E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjimi dhe Rezi bëjnë namin në jetën e natës



Atë që nuk e bëri dot brenda shtëpisë së “Big Brother”, pasi doli shumë shpejt për arsye shëndetësore, po e bën më së miri tani që është jashtë. Gjimi, ish-konkurent i “Big Brother 3”, më shumë sesa po shijon jetën si njeri publik, po kënaqet me jetën tiranase, e cila i mungonte prej vitesh. Në fakt, aq shumë bën jetë nate Gjimi, sa të krijohet ideja sikur në Novegji ku ai jetonte, ishin kyçur gjithë pubet dhe klubet. Por Gjimi ka një pikë të dobët, do të puthë çdo femër që ka afër dhe njëra nga ato është edhe Rezi, me të cilën ka një gjë të përbashkët, dëshirën për t’u dëfryer pa limit. Nga ana tjetër, Rezi dëfrehet jo vetëm nga muzika por edhe nga fakti se vëmendja mashkullore nuk i mungon, ashtu si në foton që shihni më poshtë, ku Mauro një nga figurat e televizionit italian që ndodhej në pub, u afrua dhe nuk rezistoi pa i dhuruar një të puthur Rezit. Vëmë bast që po e pa Jemtiri do nxehet në stilin vlonjatçe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›