Eksperienca ime disa orëshe me banorët e BB3
Pritja që organizatorët e “Big Brother 3” i kishin rezervuar mbretit të pararacëve italianëve, Fabrizio Corona, javën e kaluar ishte dhe një set fotografish artistike të banorëve, të cilat u ekspozuan në hyrje të shtëpisë. Endrit Mërtiri, fotografi që realizoi setin e veçantë, tregon eksperincën e tij disa orëshe me banorët e “Big brother” dhe opinionin e tij për pamjen dhe sjelljen e tyre:
Endrit, ti pate mundësisë të hyje në shtëpinë e BB3 dhe të realizoje një set fotografish artistike me ta. Gjatës punës, për cilët prej banorëve krijove simpati dhe për cilët antipati?
Simpati krijova për Domenikën, Bertinën, Erionin dhe Seldin, pasi ishin të komunikueshëm dhe të afruar. Antipati krijova për Oltën, ishte shumë e padurueshme, ose më saktë të bezdiste duke u treguar e paduruar derisa të mbaronim punën me grupin e parë të banorëve që pozuan për mua.
Një diskutimin e fansave ka qenë dhe bukuria e vajzave, sipas teje cila prej tyre ishte vërtet fotozhenike?
Për mua Domenika dhe Bertina, nga vajzat, dhe Seldi e Erioni, nga djemtë, janë më të bukurit.
Po Olta nuk t’u duk e bukur?
Olta ishte shumë e zakonshme dhe them se me një xhiro nga zona e ish-bllokut, shumica e vajzave kanë sjelljen e Oltës.
T’u dukën të sinqertë me njëri-tjetrin, çfarë bisedash shkëmbyen në praninë tënde?
Domenika ishte shumë e lirshme dhe e drejtë në çfarë fliste, më pëlqeu se ishte aq origjinale sa nuk përtoi të më sillte ujë here pas here.
Po pozicionimi i Erionit me vajzat, si t’u duk?
Erioni më duket pak i paqëndrueshëm si natyrë, pavarësisht se është plot humor dhe energji. Sjellja e tij në lidhje me Bertinën dhe Adën, s’më pëlqen.
Ti si mendon, cili nga personazhet mund të fitojë këtë “Big Brother 3”?
Domenika është shumë “cool”. Sukses do këtë Seldi patjetër, pas daljes nga shtëpia dhe këngët e tij besoj do bëhen hite pas këtij spektakli.