E Diel, 1 Nëntor 2026

Olta, vajza nga Shijaku që erdhi në Tiranë me shtëpinë e fituar nga Telebingo



Vajza brune e “Big Brother 3”, Olta, deri tani nuk ka folur shumë për veten e saj brenda shtëpisë. Ajo është prezantuar si vajza nga Tirana, ndërkohë që ne kemi zbuluar se Olta ka lindur në Shijak dhe familja e saj është transferuar në Tiranë 12 vite më parë. Shkak për transferimin u bë një biletë me fat, e fituar nga i ati në lojën “Telebingo shqiptare” që drejtohej në atë kohë nga Ardit Gjebrea. Babai i Oltës u bë fituesi i një apartamenti të ri në periferi të Tiranës, që i dha mundësinë të zhvendosej bashkë me familjen në kryeqytet. Olta gjithashtu është e përkëdhelura e të atit. Ajo ka një makinë personale dhe mikesha të saj pohojnë se nuk ka punuar asnjëherë, as si shitëse, ashtu siç ajo ka pohuar brenda shtëpisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›