E Shtunë, 31 Tetor 2026

Harroi kjo grua e gjorë se statistikat duhen plotësuar

Ja edhe Viti i Ri kaloi dhe nënë Ferideja duhet të kthehet po përsëri në burg. E gjora grua!... Duke menduar vitet që kishte përsipër dhe duke pasur parasysh varfërinë e tejskajshme të saj, kujtoi se shteti nuk do të merrej me të, edhe pse rrotull pothuajse të gjithë jetojnë me të tillë tregti. Por, harroi e varfra grua se ky shtet të dobëtin s`e fal, fukaranë s`e mbështet, të nëpërkëmburin e nëpërkëmb!...

Harroi kjo grua e gjorë se statistikat duhen plotësuar e "korrupsioni" duhet luftuar?!...Po, po, nënë Ferideja harroi!...

Por jo vetëm ajo... Pikë së pari harroi vetë shteti që të mbështesë e të përkrahë këtë grua të gjorë me dy jetimët e të birit të vdekur. Ky shtet harroi t`i jepte dorën kësaj gruaje, e cila edhe pse u burgos, nuk harroi t`i jepte uratën gjithkujt, përfshirë këtu edhe politikanët.

Shteti ynë ka harruar shumë nëna të këtilla. Mjaft që të shohësh rrotull dhe realiteti do të flasë vetë. Nënë Ferideja u bë VIP, edhe pse nuk e pati menduar kurrë që do të bëhej kaq e njohur. Të tillë e bëri skamja e saj, vetmia, e pse jo shteti i saj, me dhëmbët që i tregoi....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›