E Diel, 1 Nëntor 2026

Le të shkojë policia në Lazarat dhe të gjejë hashash me kuintalë

Kjo që bëtë për nënë Feridenë është e drejtë. Është pikërisht ashtu: fajtore, por pa faj. Shteti dhe gjykata nuk e mendon që ata 2 fëmijë të vegjël mund të bëhen akoma më keq nëse rrinë vetëm dhe pa praninë e një të madhi në shtëpi?

Ajo grua vërtet ka bërë diçka të jashtëligjshme që kultivonte hashash, por mund të merreshin masa pak më lehtësuese...

Le të shkojë policia në Lazarat dhe të gjejë hashash me kuintalë dhe jo 2-3 rrënjë që gjetën te kjo plakë...

Edhe unë shpresoj që për rastin në fjalë të merret në konsideratë një përgjigje pozitive nga Presidenti, për falje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›