E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria ka DETYRË të sigurojë proces zgjedhor edhe në diasporë

Është e vërtetë që në Shqipëri nuk kanë interes që diaspora të votojë, po data e zgjedhjeve nuk ka lidhje me këtë besoj. Qeveria ka DETYRË që të sigurojë një proces zgjedhor edhe në diasporë, nëpërmjet konsullatave dhe ambasadave shqiptare. E vërteta është që nuk ka vullnetin ta plotësojë, dhe ne shqiptarët nuk ndihemi.

Jo se popujt e tjerë kanë brirë apo janë më atdhetarë se ne, po ja që faktorë të shumtë na kanë lënë në varfëri, dhe një njeri që mendon të mbajë një familje, nuk para ka kohë të kërkojë të drejtat e tij. Dhe në horizont nuk po duket ndonjë njeri që të mendojë për probleme të tilla, që prekin kaq direkt shqiptarët.

Megjithatë, unë mendoj se është më mirë të mos votohet. Është një kohë konspiracionesh, ku vota nuk vlen. Le të presim edhe pak sa të mbushet mirë kupa, që kur ta derdhin dhe t'u presim kokën, të mos ketë gojë shqiptare apo E HUAJ që të kërkojë llogari.

Ne shqiptarët jemi një popull shumë i zgjuar, po lufta e të huajve ka qenë aq e madhe, sa nuk na ka lënë kurrë të ngrejëë kokën. Dhe sot jemi këtu ku jemi, një klasë drejtuese që është vënë në krye, si buratinët e një teatri fëmijësh. Me shumë dhimbje, nga një student

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›