E Shtunë, 31 Tetor 2026

Harrojeni titullin

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka thënë se ekipi i tij duhet të “harrojë garën për titull”, pas humbjes 2-1 nga rivali londinez, Tottenham. Topxhinjtë tani janë gjashtë pikë prapa liderit të Premierligës Chelsea, katër ndeshje para përfundimit të kampionatit.

“Duhet të harrojmë garën për titull dhe të mundohemi të përfundojmë sa më lart që mundemi. Është vështirë, por kurrë nuk i dihet. Kjo tregon se nuk jeni të pjekur sa duhet, sepse nuk guxojmë t’i humbim këto ndeshje nëse duam të fitojmë ligën”, shtoi Wenger. Arsenal ishte i pamposhtur në tetë ndeshjet e kaluara në Premierligë duke marrë 22 pikë nga maksimumi 24, seri që u kishte krijuar mundësinë e fitimit të titullit të parë në ligë nga viti 2004.

Mirëpo, mbrojtja e Tottenhamit, e përkrahur nga rikthimi i kapitenit Ledley King pas mungesës prej shtatë javëve, për shkak të lëndimit në kofshë, ishte vështirë për t’u thyer nga ekipi i Wengerit. Arsenali ka vuajtur shumë nga lëndimet këtë sezon, Robin van Persie, Cesc Fabregas, Andrey Arshavin, William Gallas, Johan Djourou, Alex Song, Aaron Ramsey dhe Kieran Gibbs të gjithë janë munguar në momente të rëndësishme.

“Kemi arritur progres këtë sezon, por kemi pasur shumë mungesa”, theksoi Wenger, i cili mirëpriti Van Persien në bankën rezervë. “Na nevojitet një mrekulli. Ne do të vazhdojmë të fitojmë, por asnjë pikë nuk do të kishte mjaftuar, na u nevojitën tre pikë”, përfundoi Wenger.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›