Titulli, në duart tona

Menaxheri i Chelseas, Carlo Ancelotti, beson se titulli i kampionit të Premierligës është në zotërim të ekipit të tij, pas fitores që londinezët e arritën të martën mbrëma me rezultat minimal 1:0 ndaj Boltonit, në stadiumin Stamford Bridge.
Goli i realizuar nga Nicolas Anelka, në pjesën e parë, i dërgoi Blues katër pikë përpara Manchester Unitedit, në krye të kampionatit anglez, vetëm katër xhiro pa përfunduar sezoni. Chelsea tashmë ka kapital dhe nëse e humb njërën nga këto ndeshje, sërish mund ta fitojë titullin, për herë të parë që nga viti 2006.
“Tash, Premierliga është në duart tona dhe ne duhet të mbetemi të fokusuar dhe të qetë. Duhet të luajmë lojë pas loje dhe nuk jemi të interesuar për rezultatet e ekipeve të tjera”, tha trajneri italian për agjencinë AP.
Ish-trajneri i Milanit e pranoi se fitorja ndaj Boltonit, ishte njëra prej më të vështirave, pasi që ekipit të tij i duhej gjithsesi fitorja dhe për këtë ndihej nën presion.
Ai mendon se tash lojtarët e tij kanë motivim të madh për të arritur sa më mirë në fund të sezonit.
“Ne kishim 21 gjuajtje, kështu që e merituam fitoren. Nuk ka debat për këtë. Ishte e vështirë sepse, kur jeni duke fituar 1:0, duhet të jesh i kujdesshëm deri në fund. Për mua, kjo ishte një paraqitje mjaft e mirë e jona. Tash, ne kemi mundësi më të mira për ta fituar titullin sesa Manchester Unitedi dhe Arsenali, por ende nuk e kemi siguruar atë”, vazhdoi menaxheri i klubit anglez.
Ancelotti shtoi se ekipin e tij e presin edhe katër ndeshje të vështira, që do të thotë se futbollistët e tij duhet të luftojnë ende për ta arritur qëllimin. “Ne jemi të gatshëm të luftojmë”, tha në fund italiani.
Ndërkaq, kapiteni John Terry e ka nxitur ekipin e tij që ta bëjë historinë duke i fituar së bashku Premierligën dhe FA Cup. Chelsea është kualifikuar në finale të Kupës së Anglisë, ku do të luajë me Portsmouthin. Ekipi i Ancelottit kërkon që të bëhet ekipi i shtatë në Angli që i fiton këto dy trofe në të njëjtin sezon.
“Kemi mundësinë që të hyjmë në histori këtë sezon dhe jemi të vendosur që ta arrijmë këtë. Nuk e kemi fituar ligën qe tri vjet. Ne e kishim fituar në atë kohë FA Cup dy herë. Por, kurrë nuk i kemi fituar të dyja së bashku. Gjatë jetës sime, vetëm Liverpool, Manchester United e Arsenal e kanë arritur këtë, kështu që kur mundësia ekziston, duhet ta mbërrini atë. Kur e arrin atë, atëherë mund ta bësh historinë”, u shpreh në fund Terry.