Harrojini kushërinjtë e Agron Kuliçajt
Atë ditë më kujtohet mjaft mirë ai moment, edhe pse rrezet e diellit të dukeshin sikur po të shponin çast pas çasti tabanin e kokës e ta vështirësonin bukur si boll, pamjen e pamasë të detit Adriatik, që, shtrihej krejt rehatshëm në këtë skaj të veriut. Janë ca skena aq të vogla që krejt rastësisht papritur dhe pakujtuar të hedhin në një gjendje shpirtërore që mendja të ikën e të le të shurdhët përballë këtij fakti, arratiset nëpër zgavrën e errët të përfytyrimit dhe vejevjen ngarkuar me gjithfarë trajtash që ngjajnë dhe sngjajnë me diç të jetuar më parë; ku shumë nga ne menduan se e kishin varrosur anash udhës, ku me siguri e kishte brejtur e kaluara.
Ishte një diell i fortë meskorriku dhe ashtu i shtrirë në shezlong për shtatpalqejfe nën hijen e çadrës të mbuluar plot e përplot me kallama kashte, rrija e kundroja tek mundohesha ta rrokja me të gjitha shqisat atë vijën lakore të horizontit, ku pritej qielli me detin, e cila në gjuhën e këtyre anëve shpesh thirret skapje.
Mjaft pranë meje, me sa më kujtohet, pothuajse tre metra largësi nga çadra ime, vjen një djalë i ri, rreth të njëzetave, i ulur në një karrocë me rrota bash në pikun e vapës, atëherë kur rrezet e diellit të duken se bien si shigjeta nga qielli pingultas në trupin tënd të butë e të pambrojtur. I shoqëruar nga e ëma, e cila me shumë vështirësi po e shtynte karrocën nëpër rërën e plazhit drejt pozicionit të hijes që çadra kishte krijuar. Mbasi sistemohen, tërheq termusin pranë vetes, i hap kapakun, nxjerr një shami të lagur dhe vazhdon ti freskojë fytyrën, më pas gjoksin, shpinën dhe në fund pjesën e brendshme të krahëve. Megjithatë, për mua personalisht nuk ishte ndonjë pamje që nuk e kisha parë ndonjëherë, përkundrazi; më ka rastisur të shoh shpesh herë gjëra të këtij lloji. Pse jo, ndoshta edhe më të rënda. Por kjo e sotmja ishte diçka jashtë mase e veçantë. Ishte një skenë që me siguri nxjerr krejt lakuriq një pjesë të theksuar të kulturës sonë.
Do ju kërkoja të më falnit për pak çaste, pasi me ketë aspektin kulturor do merrem pak më poshtë, por tani nuk më rrihet pa treguar atë që ndjeva qysh në krye të herës teksa vështroja këtë djalë të gjorë. Ai më krijonte atë përfytyrim të njeriut që fatalisht është privuar nga jeta dhe nga frymëmarrja që pulson pareshtur skaj në skaj të jetës njerëzore si shenjë e ekzistencës bashkë me të ëmblat dhe të hidhurat e saj. Në të kundërt, ai tregonte atë njeri që ka të paktën aftësinë për të ditur se çfarë i është ndaluar. Dhe mungesa të mëson shumë, madje më shumë se tepria. Ky djalë nuk ka asgjë, përveç nënës së tij. Edhe këtë jo për gjithë jetën. Si të gjithë ne dhe sipas ciklit të jetës edhe pse i dhimbshëm, radha vjen së pari, nga më të vjetrit. Çdo gjë është një lëvizje që ka një fillim dhe fund për gjithsecilin nga ne. Por pyetja e madhe qëndron pas largimit të prindërve kush mund të jetë ai që do shtrijë dorën e ngrohtë drejt tyre?! Shkurt. Kush do kujdeset për ta? Shtetiiiiii? Apo, ne? Nuk besoj. Për arsye se ende nuk kemi arritur të krijojmë dhe ti zhvillojmë ato antitrupa që një ditë do të bënin të mundur të realizonin përkujdesjen ndaj tyre.
Ky djalë nuk ka asgjë. Ai është i burgosur brenda vetës së tij. Dhe çfarë biruce! Ndoshta një ditë ai do kërkojë të arratiset nga ky burg. Por ne duhet të dimë se për të marrë atë vendim atij do ti duhet goxha guxim. Dhe të gjithë ne kujdestarë të poshtër, e kapim të ikurin me kalë. Kryelartë, pa e kuptuar e mbyllim përsëri në burgun e tij. E mbyllim me sjelljen tonë të çmendur prej të poshtërish, ku për asnjë çast të vetëm nuk jemi në gjendje ti krijojmë atij djali një puhizë të lehtë lirie, nuk jemi aspak në gjendje ti fshehim qoftë edhe për një ditë të vetme tragjedinë që e ka kapluar ku çdo ditë, po e bren së brendshmi. Pra jemi ne të gjithë gardianët modernë që çdo moment të ditës i mbyllim dhe derën e hekurt të jetës, por jemi edhe ne që mund ti jepnim edhe çelësin e lirisë së saj.
Nuk po e kuptoja se për çfarë arsye rreth çadrës së tij nuk po uleshin njerëz të tjerë. Vinin deri aty afër dhe pastaj krejt papritur largoheshin. Vinin çifte të tjera edhe ata largoheshin, të tjerë largoheshin. Ishte një sjellje befasuese. Më pas vjen një grup gocash të reja dhe pasi i kisha parë skenat e mëparshme po më bënte akoma më përshtypje se si mund të jetë reagimi i tyre. Pa u afruar shumë ja pret njëra: o bo bo, këtu do ulemi ne, afër këtij meitit. Më mirë shkojmë andej nga katunarët
Dhe ashtu krejt të turfulluara marrin në krah të kundërt duke ngritur prapanicat për ti treguar sa më sexy; tek mendova si nuk këputën në fundshpinë.
Gjithçka shpjegohej: që prej fillimi, ose qysh në ngjizje, pikërisht në fillesat embrionale të mendimit për një fëmijë, prindërit në netët e dimrit, sigurisht pasi edhe mund të kenë bërë nxemjen nisin e kuvendojnë rreth fëmijës që akoma nuk është ngjizur, kam dëshirë të më ngjajë mua ky djalë, pse mos të më ngjajë mua- ja pret gruaja. Jo mo ti ngjajë atij vëllajt tënd të madh budalla që nuk ka këllqe të ruajë as gruan e vetë-përsëri burri. Dhe kështu fillon puna deri në lindje e pak më pas deri sa fëmija fillon të ecë dhe të flasë. Sigurisht këtu futet përsëri babai në lojë: ky djalë është fiks si mua, kokrra e kopilit, nuk ka bir kurve që ja fut, eh mor dak është djali i babës ky. Më pas vjen shkolla, fillojnë personazhet e Eposit të Kreshnikëve; Muji, Halili plot e përplot me muskuj të fortë që shkulin pemë e thyejnë male, Zanat me gjoksin e madh e të forta shkëmb, sa katër burra nuk mund tiu dalin përpara. Pak më lart fillojnë Akili, Paridi, Hektori, Edipi, Menelau, Elektra, akoma me lart fillon Skënderbeu, Konti Ugolin, i cili për të mbijetuar arriti të hajë edhe fëmijët e tij, Oso Kuka, Ali Pashë Tepelena që fuste koka të prera në kosh dhe i dërgonte si peshqeshe për armiqtë e tij, ka një thyerje me Lulin e vocërr të Migjenit, dhe gjithashtu me Kuazimodon e Hygoit. Dy personazhe që të vinë vrullshëm në kujtesë dhe që thyejnë pak psikologjinë kolektive të mentalitetit tonë shqiptar që edhe po të jeshë i dobët ke të drejtën për të jetuar. Si të gjithë të tjerët.
Heronjtë e fëmijëve qysh në hapat e parë janë ato figura monumentale të forcës dhe bukurisë njerëzore, të betejave, të sakrificave, ku për hir të dashurisë, hakmarrjes, tradhtisë, lakmisë, atdhedashurisë, parasë, mbrojtën qytete dhe ngritën e shkatërruan mbretëri. Ose në një këndvështrim më të ngushtë heroi; mund të jetë babai jonë, babai yt: një servil, hajdut, lakmitar, i ndershëm me pare ose pa pare, burrë shteti, e burrë kurve mund të jetë gjithsecili nga këta, por kurrë nuk mund të jetë një person i privuar nga jeta. Ata nuk ja
