E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rini garipe me tre ministri

ediNga Edi Sara

 

Prolog

-O plako ça bone? Si ia kalove? Do ikim sot ne plazh mo vlla? E po sikur tja fusim për Jale kët fundjav mo naçu, si thoni? Se du me i fut edhe i çek-in në fb me mpa pak ****

Dëgjoni, un them ia fusim për nbllok sonte, marrim dhe ****, ****, ****, dhe ulena andej nga pub-i **** e pastaj e diskutojmë Po nonji gjo tjetër?

-Asgjë mo laco, hiç, ja të zon me kafe paradite dhe ja tashi mbasdite kena dalë me u çlodh për ndonjë birr, ca me bo Ti ke bo nonjë çik plazh? Unë ja isha kët fundjavë në

-E di e di, se e pashë çek-in-in në fb që ke qenë andej nga Jugu, po keni bo qejf ë?

-Ehuu mo lale, ça skena bo Kena pi, kena kërcy, tu lujt deri vonë netëve me letra nëpër çadrat e kampit, nga dreka me shkuma parti anej nga Folia e kshu me rradh Gjashtqind-mij kena prish për 4-ditë lale, po e kena djeg qejfin si mbretër

-Unë la spo prish shum kët sezon se kam nërmend me ble nji makin lale, ose të paktën nonji motor se srrihet kshu lale e do femra nji mjet, si thu ti?

Hyrje në realitetin tonë rinor-modernist

Dhe me kaq nuk po e vazhdoj më tej këtë dialog, i cili tashmë është bërë kaq bajat, sa çdo dëgjues apo lexues e di përmendësh dhe mund ta imagjinojë vetë vazhdimin e tij

Por nga burojnë shkaqet dhe cilat janë pasojat e kësaj trashëgimie kulturore që përshkon brezin e rinisë aktuale në mbarë vendin tonë, duke prekur kryesisht qytetet më të mëdha nga ku Tirana mban stafetën në këtë cirk rinor të manifestimit tragjiko-komik? Ku në skenë prestigjatorin kryesor e formon pjesa dërrmuese e të rinjve të cilët për më tepër vazhdojnë studimet e larta!

Çdo ditë e më shumë po shikojmë një evolucion vital të dekompozimit kulturor të shoqërisë sonë, duke filluar së pari si rregull nga ata që historia i cilëson me të drejtë si e ardhmja e një kombi, por që shpesh politika i konsideron si forca e të sotmes: Rinia. Dhe ky dekompozim kulturor rinor mund të vërehet qartë aty ku është edhe më i theksuar, në universitetet dhe ambientet akademikë. Përse them aty? Sepse logjika racionaliste na mëson fare thjesht se nëse kërkon diçka, kërkoje aty ku e ka vendin. Me fjalë të tjera, përderisa po flasim për kulturë (ose çkulturim më saktë) vendi, i cili do ishte më i përshtatshëm do ishte po ai i cili e prodhon dhe e zhvillon atë në formën më të lartë të mundshme: universitetet.

Parë nga gjyzlykët e një gazetari të huaji, komenti i parë ishte: Studentët shqiptarë i shef në kafene që me zilen e orës së parë e deri në përfundim të ditës, e më pas dita vazhdon normalisht, d.m.th me dëfrime dhe zbavitje por në lokale të tjera

Nuk do të ndalem më tepër këtu pasi janë shkruar shumë mbi këtë çështje të arsimit shqiptar dhe tendencave të të rinjve. Qëllimi tonë është të hymë në një kënd më të ngushtë shikimi, duke kërkuar rrënjët që kanë sjellë këtë plogështi, pasivitet dhe dekompozim kaq të ulët të nivelit kulturor për rininë e sotme shqiptare.

E para është padyshim vetë familja, dhe me këtë nuk dua ti vë gishtin prindërve si frymëzuesit e pasivitetit të fëmijëve të tyre, por si mungesë nxitjeje në të kundërtën, ose ajo e cila në psikologji emërtohet stimul pozitiv për fëmijën. Nëse djali apo vajza thotë: Mami/babi unë po dal për kafe- ajo/ai të përgjigjet: Po pse nuk shkon në bibliotekë të lexosh ndonjë libër? Apo: Pse nuk shkoni në teatër sonte, po ngelët vetëm kafeve, partive dhe pabeve? Pra mungon një nxitje nga vetë djepi familjar për këtë brez të shthurur pas kafeve dhe lokaleve të natës, nëse mund ta quajmë të tillë.

Së dyti është mjedisi që na rrethon hallka e dytë, e cila plotëson faktorin e mësipërm si dhe e zhvillon (për keq kuptohet) edhe më tej procesin e dekompozimit kulturor. Mjedisi që na rrethon, fillon dhe mbaron me lokale: kafe, loto, fast-food, pub, disko, klube, kafe e kështu me radhë. Në këtë pikë, nëse ndjekim parimin e thjeshtë kapitalist kërkesë-ofertë, kuptohet vetvetiu që privati kushtëzohet nga trendi i të rinjve dhe kërkesës së tyre për dëfrim. Interesi i privatit gjithmonë është fitimi- nocioni bazë i çdo doktrine ekonomiste në historinë e tregut të lirë. Nëse i futemi një analize materialo-dialektike parë nga prizmi marksist, gjithashtu do të arrijmë në të njëjtin përfundim: ku forcat e prodhimit kërkojnë të plotësojnë nevojat e shoqërisë. Dhe që këtu i shtrohet rruga faktorit të tretë.

Së treti dhe së fundi, hyn në lojë shteti. Ku është shteti? Çfarë është shteti? Dikush nga ju pyet veten se çdo shteti në këtë mes Po patjetër që edhe shteti ka rol në këtë mes, dhe jo të dorës së dytë, por parësor, dhe jo më kot po e listojmë këtu. Hallka e dytë që përmendëm më lart, gjithmonë formohet dhe zhvillohet nën kujdesin e hallkës së tretë, që është protektori dhe në të njëjtën kohe supervizori (menaxheri) i hapësirës publike si dhe mirëmbajtësi dhe kontrollori i hapësirave private. Le të marrim një shembull për ta ilustruar më qartë mendimin tonë tek lexuesi: ta zëmë se në një rrugë ndodhen 3-kafene dhe një lokal nate (paradite kafe edhe ky!!), dhe një person që ka një hapësirë private po në këtë rrugë, kërkon leje për të hapur dhe ushtruar biznesin e tij personal që përkon po me ato të mëparshmet (pra kafe). Në këtë moment e kuptoj që lexuesi i dashur po fillon të dyzohet sipas boshtit antagonist liberal-konservator ose demokrat-socialist. Kritikat i japin jetë një debati masiv dhe të gjallë veçanërisht mbi këtë temë, duke vënë në pikëpyetje nëse shteti ka të drejtë të ndërhyjë si ent rregullator në treg, apo tia lërë totalisht në dorë tregut të gjejë balancën e vet (pikën e ekuilibrit)?

Unë po ju parashtroj juve një dilemë paradoksale që e kemi përpara syve tanë përditë pavarësisht bindjeve tona personale, qofshin ato për një ndërhyrje më të madhe të shtetit ose jo: Kemi afro 20-vjet që po ia lëmë në dorë tregut të gjejë ekuilibrin nëpërmjet dorës së fshehtë, por në kundërshtim me pikëpamjet liberale të kapitalizmit, Tirana na dëfton se kafenetë gjithmonë e më tepër po lulëzojnë në kryeqytet. Shumë hapen, shumë të tjera mbyllen më vonë. Bile aq shumë, sa vazhdojnë të jenë pikë-graviteti për mendjen e vogël borgjeze të çdo shqiptari që ka dy lek mënjanë dhe mendon të hapë një biznes të vogël. Dhe jo vetëm kaq, por është ëndrra në sirtar e çdo djali, i cili kërkon të bëhet pronar dhe njëkohësisht të menaxhojë një lokal të tijin, ku të gostisë dhe të dëfrehet me shoqërinë e tij e cila e thërret me hipokrizi o bos

Atëherë më thoni ju të dashur miq, në këtë pikë cila do ishte rrugëzgjidhja më e mirë? Të lihet mënjanë ndërhyrja e shtetit dhe të vazhdohet besimi i verbër në balancimin e kërkesë- ofertës që na mësojnë lektorët e mikr

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›