Harta e “re” e Tiranës pas zgjedhjeve

Deri më tani, koalicioni “Aleanca për Qytetarin” ka marrë gjashtë prej njësive, ndërsa Partia Socialiste ka marrë vetëm tre njësi vendore.
Rezultatet pritet të dalin edhe për dy njësitë e mbetura. Nga të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, bëhet me dije se Partia Demokratike ka fituar Njësinë nr 4 në kryeqytet me kandidatin Hysena Xhura, Njësinë nr 10 me kandidatin Blend Fuga, në Njësinë 8 ma kandidatin Arben Tafaj, dhe Njësinë 11 me kandidatin Haki Mustafa, i cili rizgjidhet në këtë post.
Ndërkohë, dy prej njësive bashkiake në Tiranë, i ka fituar Lëvizja Socialiste për Integrim, pjesë e koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, përkatësisht në Njësinë 2, ku fitues është shpallur Elez Gjoza dhe në Njësinë 3, Ilir Kokona.
Partia Socialiste ka fituar deri më tani tre njësi, Njësinë 1, ku fituese është shpallur Lindita Nikolla, Njësinë 6, ku ka fituar Krenar Cenollari dhe në Njësinë 7 ku fitues është shpallur Erion Koka, duke mundur rivalin e tij të djathtë Krenar Alimehmeti.
Numërimi i votave nuk ka përfunduar ende në Njësinë, 9, dhe atë 5, ku procesi po zvarritet. Në Njësinë 9, kryeson kandidati i djathtë Indrit Fortuzi, ndërsa Njësi 5, në zonën e ish-Bllokut, e kthyer në “mollë sherri” në Tiranë, kandidojnë Jeta Seitaj nga Partia Socialiste edhe Erisa Xhixho nga Lëvizja Socialiste për Integrim. /S.Lleshi/Start/
2011-05-17 09:12