“Endeavour” shkëputet për herë të fundit nga Toka

Në mesin e spektatorëve ishte edhe bashkëshortja e komandantit të anijes kozmike, Mark Kelli, Gabrielle Gifords, e cila para pak muajsh u qëllua me plumb në kokë në Arizona gjatë një takimi me elektoratin.
“Ky mision përfaqëson fuqinë e punës në grup, angazhimin dhe eksplorimin”, theksoi komandanti në radio para nisjes, duke shtuar se “ne nuk duhet të ndalojmë”.
Fluturimi është planifikuar që të zgjasë 16 ditë. Muajin e kaluar, një problem elektrik në motorin e "Endeavour", e ndaloi fluturimin dhe bëri që të shtyhet nisja anijes kozmike për tre javë.
Tashmë “Endeavour” është nisur në drejtim të Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor, ku pritet të mbërrijë të mërkurën.
Pas “pensionimit” të “Endeavour”, NASA-s do t’i mbetet vetëm anija kozmike “Atlantis”, e cila do të kryejë misionin e saj të fundit në muajin korrik./Start/F. Prroni/
2011-05-16 17:52