E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Harta e re gjyqësore, Manja: Shumë shpejt do kalojë në qeveri, nuk sjell bllokim të sistemit

Harta e re gjyqësore pas kalimit të një konsultimi të dytë ku do të bëhen dhe ndryshimet finale në të, do të kalojë në qeveri dhe kjo do të ndodh shumë shpejt. Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha se kjo hartë e re nuk do të sjellë bllokim të gjyqësorit, por është një strategji për të bërë një funksionim normal të tij.

“Harta e re gjyqësore shumë shpejt do të jetë në qeveri. Kemi një takim të fundit me KLGJ besoj gjatë kësaj jave ku do të kemi draftin final i cili do t’i konsiderohet një diskutimi publik të përgjithshëm me Ministrinë e Financave, me Prokurorin e Përgjithshëm dhe KLP dhe pastaj me propozimin tim do të kalojë në qeveri. Nuk do të ketë bllokim të gjyqësorit. Kemi një strategji të qartë për funksionimin normal të sistemit të drejtësisë”, tha Manja

Manja foli edhe për arrestimin e drejtorit të komanduar të burgut të Reçit, Ervis Zika, duke thënë se sot është prezantuar drejtuesi i ri i këtij burgu dhe se “kushdo që shkel ligjin do të bie në duart e drejtësisë”.

Harta e re gjyqësore parashikon 12 gjykata të shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm, dhe vetëm 1 gjykatë apeli dhe 2 gjykata administrative, në Lushnjë dhe në Tiranë nga 6 që ishin gjithsej.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›