‘Rithemelimi’ mban sot zgjedhjet për krerët e degëve të PD për Bulqizën dhe Himarën

Komisioni i Rithemelimit vijon procesin zgjedhor të zgjedhjes së krerëve të degëve të PD në vend, ku sot demokratët do të vendosin për kreun e ri të degës së Bulqizës dhe atë të Himarës. ‘Rithemelimi’ ka bërë publik edhe kandidatët në garë që janë:
Për degën e Bulqizës:
1.Fatos Jaho Hoxha
2.Shaqir Mislaf Manjani.
Për degën e Himarës:
1.Afrovita Dhimojani
2.Alketa Kiço Simo
3.Marin Panajot Suli
Këto zgjedhje vijojnë të kryhen në një moment kur ende nuk ka një vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apeli se nga kush do drejtohet Partia Demokratike. Një ditë më parë Komisioni i Rithemelimit zhvilloi zgjedhjet në Vaun e Dejës, Mirditë, Lezhë, Devoll dhe Peqin.
Pas zgjedhjes së krerëve të degëve, ‘Rithemelimi’ mbledh më 30 prill Kuvendin Kombëtar, nga ku do të nisë procesin për zgjedhjen e strukturave organizative dhe kryetarit të Partisë Demokratike.
/rtsha.l/