Harta e shekullit XVI, një realitet i plotë gjeohistorik
Gjatë hulumtimeve të mia në fushën e historisë respektivisht për periudhën e shekullit XV dhe XVI rastësisht hasa në këtë hartë e cila i përket shekullit XVI. Kjo hartë është një përfshrije e plotë e hapësirës sonë të gadishullit Ilirik, respektivisht Shqipërisë apo Epirit dhe nënvizimeve që shihen sa i përket hapësirës së monumenteve të lashta si Olimpi dhe të tjera që janë pjesë e kësaj hapësire të lashtësisë së Iliro-arbërorëve. Në hartë nuk figuron ndonjë vend apo përbërje tjetër të ndonjë populli ardhacak që tani kanë zënë vend si fqinjë, por antikiteti i kohës dhe i vijzimeve etnografike e historike. Në literaturën që mbanë vitin si më lartë dhe me autor historianin Heinrich Pantaleon në këtë hartë flitet për Shqipërinë apo Epirin, por një pjesë ka si trajtim të veçantë periudhën e konfrontimit apo betejës në mes të strategut dhe liderit vizionar Gjergj Kastriotit apo shtetit të Epirit dhe perandorisë barbare osmane, apo Sulltan Muratit. Harta është një tregues i rëndësishëm i vijave natyrore të iliro-arbërorve dhe aq më të tepër kur kjo hartë është e shekullit XVI, respektivisht e vitit 1581 që nënkupton atë se kjo është një vlerë që shfaq realitetin e plotë të gjeohistorisë së këtij rajoni të rëndësishëm. Kjo hartë e vjetër e që deri më sot nuk kemi pas rastin të shohim një të tillë është e rëndësishme për dy arsye: e para për aspektin etnohistorik dhe përbërjes së saj në vija natyrore dhe e dyta se pikërisht këtu shemben iluzionet dhe paragjykimet e disa nga fqinjëve të cilët nga dyndjet barbare kanë mbërri në mjedisin tonë të lashtë iliro-arbëror. E vërteta jonë si komb i lashtë kurrë nuk ka qenë e fshehur në pafundësi, vetëm se koha dhe e vërtetë më llambën e saj në krah ka mbërri dhe do të mbërrijë që të zbulojë një ditë në tërësi anatominë dhe shpirtin e plotë të iliro-arbërorëve në zemër të familjes së tij të lashtë europiane.