E Diel, 1 Nëntor 2026

Vëzhgimi/ Rama me gazetarët francezë flet gjithmonë për vdekjen

08-09-2013 / Gazeta 55

Kryeministri në ardhje Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetarin francez Frederik Miterand, në radion France International. Për gazetarin Frederik Mitterand kemi folur më parë rreth përvojës së tij homoseksuale dhe dëshirës së tij për të “shkuar me djem të rinj me pagesë”. Ndërsa për intervistën që ka dhënë kryeministri Edi Rama për të mund të veçohet rikthimi tek “gozhda” e pashkulur e vdekjes. Gazetari Mitterand e pyet se ka lexuar se keni thënë se “ju merreni me politikë pasi politika është aksion dhe aksioni i shtyn kufijtë e vdekjes”. Mendoni në të njëjtën mënyrë edhe tani? Përgjigja e Edi Ramës është se ka lidhje mes vdekjes dhe politikës. “ Unë mendoj se ka një lidhje mes vdekjes dhe politikës dhe mendoj se ka një lidhje të përhershme mes një njeriu që merret me politikë dhe vdekjes. Sepse në fund, qoftë një frikë permanente, qoftë një vullnet për të tejkaluar vdekjen, kjo e shtyn politikanin drejt totalitarizmit dhe diktaturës”, përgjigjet Edi Rama. Mirëpo Edi Rama nuk është hera e parë që I sillet për qark temës së vdekjes dhe politikës. Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka deklaruar për gazetën franceze “Le Courrier des Balkans” se ka 15 vjet në politikë sepse ka një problem me vdekjen. “Nuk u bëra Edi Rama me politikën. Unë isha edhe më parë Edi Rama. Nëse jam në politikë, është se dua të bëj ca gjëra. Kam një problem me vdekjen. Dhe kjo varet nga fakti që jam një artist. Kam një problem me vdekjen dhe Historinë. Dua të lë një emër. Varja të tjerëve…bëj politikë për të luftuar idenë e vdekjes”, I përgjigjet Edi Rama pyetjeve të gazetarëve francezë Philippe Bertinchamps dhe Jean-Arnault Dérens.
Sidoqoftë këto ditë ca media po botojnë historia rreth vdekjes së byroistit Hysni Kapo në Francë dhe lidhja me këto tema të jetës së përtejme, të sëmundjes dhe politikës së ish-bllokmenëve janë ndikime të mendimeve të errta.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›