Harta e varfërisë, rrethet e skamjes dhe komunat më “të pasura”
Harta e varfërisë në vendin tonë duket se i përputhet mjaftueshëm hartës gjeografike. Veriu i vendit është në nivelin më të lartë të skamjes, në ndryshim nga jugu, ku ekzistojnë zonat me varfërinë më të ulët. Ndërkohë, zonat fushore kanë numër të vogël të varfërish, në ndryshim nga zonat malore. Zona më malore e vendit, Alpet e Shqipërisë, janë në krye të klasifikimit të rretheve më të varfra, ndërkohë që zona e Myzeqesë dhe pjesa jugore Gjirokastër-Sarandë, së bashku me pjesën më të madhe të qarkut të Korçës përbëjnë zonën me më shumë ngjyra në hartën e varfërisë, pasi në to numri i personave nën nivelin e jetesës është më i vogël. Në vendin tonë ekzistojnë në total 12 komuna, që nuk kanë persona zyrtarisht të varfër, e që si pasojë nuk përfitojnë asnjë fond të Ndihmës Ekonomike.
Zonat e varfra
Zonat më të varfra të vendit i përkasin kryesisht qarqeve të Kukësit dhe Dibrës, të pasuara nga qarku i Shkodrës. Në këto zona ekziston përqindja më e lartë e personave që jetojnë me të ardhura nën 1 dollar në ditë dhe që si pasojë përfitojnë Ndihmë Ekonomike të ofruar nga buxheti i shtetit. Për sa i përket numrit më të madh të personave në nevojë në një njësi të pushtetit vendor, ata janë të përqendruar në qytetet e mëdha si Tiranë, Shkodër dhe Elbasan.
Deri në 69 për qind arrin numri i personave nën nivelin e jetesës në zona të caktuara të qarkut të Kukësit, ndërkohë duket se të gjitha fondet e ndihmës sociale janë ndarë në përputhje me ndihmën ekonomike, duke iu dhënë më shumë zonave në veri të vendit sesa atyre që ndodhen në jug. Në një intervistë për “standard”, zëvendësministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, z. Kastriot Sulka deklaroi se pikërisht kjo hartë varfërie orienton edhe shpërndarjen e fondit të ndihmës ekonomike , duke favorizuar zonat më të varfra të vendit.
Më pak varfëri
Në ndryshim nga skenari që vërehet në qarqet më veriore të vendit, jugu duket se vegjeton nga mungesa e nivelit të skamjes. Jo vetëm, që të gjitha rrethet me më pak varfëri ndodhen në jug të vendit, por në këtë zonë ekzistojnë edhe 12 komunat, ku nuk ka asnjë familje që të ketë nevojë për ndihmë ekonomike. Bëhet fjalë për qarkun e Vlorës, qarkun e Fierit dhe rrethin e Gjirokastrës, të cilat së bashku me rrethin e Devollit janë në krye të klasifikimit të rretheve me më pak skamje.
Sakaq,
Komunat “e pasura”
Mbrostar, Fier
Topojë, Fier
Allkaj, Lushnjë
Bubullime, Lushnjë
Grabian, Vlorë
Qendër Libohove, Gjirokastër
Odrie , Gjirokastër
Lunxhëri, Gjirokastër
Antigone, Gjirokastër
Finiq, Delvinë
Mesopotan, Delvinë
Livadhja, Sarandë
Rrethet me më pak varfëri
Gjirokastër
Devoll
Sarandë
Lushnjë
Fier
Vlorë
Delvinë
Rrethet me më shumë varfëri
Tropojë
Kukës
Pukë
Has
Mirditë
Dibër
Mat