E Diel, 1 Nëntor 2026

Harta zonat ku mund te blini seks ne Tirane



Artan CENA
TIRANE - Tirana edhe pse ilegalisht ofron seks per te gjithe. Nga 2-mijelekeshet e gropes pas Operes deri te vajzat 500-euroshe te hoteleve luksoze. Ne dy rastet e fundit te arrestimeve ne kryeqytet policia ka mundur te shkaterroje baza te prostitucionit qe sherbenin kryesisht per kliente VIP. Operacionet kryesisht jane zhvilluar ne qender te kryeqytetit ne disa prej hoteleve te njohura. Dhe pse te arrestuara per sherbime te nje niveli te larte asnjehere nuk kane dale emrat e klienteve. Keta te fundit jane ruajtur me fanatizem nga policia dhe pse ekzistojne pamje filmike te tyre qe kane qene te shoqeruar me vajzat e arrestuara.
JOSHJA
Nga te dhenat zyrtare rezulton se te gjitha prostitutat zbatojne thuajse te njejten skeme per te joshur klientet e tyre. Nga deklarimet e prostitutave dhene ne polici dhe gjykate del se gjahu i tyre jane kryesisht banore te zonave perreth kryeqytetit apo rretheve te tjera qe vijne ne Tirane per pune. Teksa i shikojne te vetmuar ne pritje te autobusit ato u afrohen dhe u propozojne te kryejne marredhenie seksuale kundrejt pageses. Me pas vazhdon e njejta skeme klienti duhet te paguaje me pare hotelin nuk ka rendesi cili eshte dhe me pas prostituten. Pikerisht ne kete moment nderhyn policia e cila prangos punetoren e seksit dhe e shoqeron klientin i cili jep shpjegimet sesi eshte joshur teksa priste te merrte vizen prane bllokut te ambasades apo duke pritur fugonin tek Zogu i Zi. Por megjithese fenomeni i prostitucionit konsiderohet si nje rrezik i madh per moralin e shoqerise sone kjo e shprehur edhe ne vendimet e gjykates denimi per prostitutat mbetet teper minimal.
MOSHA
Ndryshe nga vendet e Evropes ku prostitutat jane kryesisht vajza deri ne moshen 25 vjece ne Shqiperi kjo kategori ka nje larmi moshash. Referuar te dhenave zyrtare del se profesionin e prostitutes e ushtrojne vajza dhe gra qe u perkasin grupmoshave nga 17 deri ne 50 vjec. Kryesisht pagesa per te bere nje nate seks eshte rreth 1000 leke por kjo ne varesi te klienteve. Kryesisht mosha e grave qe ushtrojne prostitucion sipas statistikave zyrtare eshte rreth te 30-ve ku nuk perjashtohen as vajza te cilat sapo kane mbushur te 18-at. Gra te moshuara apo vajza te mitura per shkak te arsyeve ekonomike prostituojne. Policia ka evidentuar edhe raste te tjera kur gra rreth te 50-ve dalin ne rruget e kryeqytetit per te shitur trupin e tyre. I njejti fenomen verehet edhe me vajzat e mitura te cilat ne te gjithe rastet thone se prostituojne per shkak te gjendjes se veshtire ekonomike. Ne morine e arrestimeve per vepren penale te prostitucionit kane qene te rralla kur policia ka arritur ne perfundimin se vajzat apo grate kane nje tutor. Ne shumicen e rasteve ceshtjet jane mbyllur vetem me nje te pandehur prostituten.

OPERACIONI LIQENI
Zbulohet baza e prostitucionit klientet ishin VIP-at e Tiranes
TIRANE - Zbulohet dhe shkaterrohet nje baze prostitucioni qe kishte kliente VIP. Operacioni eshte zhvilluar ne kryeqytet dhe ne pranga jane vene kater persona dy djem dhe dy vajza te reja. Arrestimet jane bere ne kuader te operacionit te koduar Liqeni i realizuar nga efektivet e Seksionit Kunder Trafiqeve prane policise se kryeqytetit. Keta te fundit kane bere te mundur arrestimin e Elis Tafes 23 vjec Emilano Rrapushi 23 vjec te dy nga Tirana si dhe dy vajzat me inicialet Z. M. 21 vjece dhe F. C. 17 vjece te dyja te lindura dhe banuese ne kryeqytet. Gjate nje konference shtypi zedhenesja e Policise se Tiranes Alma Katragjini tha se dy djemte ishin tutoret e vajzave. Ata gjenin dhe klientet te cilet zakonisht ishin personazhe te njohur jo vetem te kryeqytetit por dhe me gjere.
Sic ka bere te ditur Policia e Tiranes dy djemte ne bashkepunim me njeri tjerin dyshohet se per nje periudhe 6 mujore kane shfrytezuar per qellime prostitucioni dy vajzat e mesiperme. Gjate ecurise se zhvillimit te ketij hetimit ne bashkepunim me Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Tirane eshte rregjistuar procedimi penal ne ngarkim te tyre i cili eshte ndjekur me metoda speciale hetimi. Policia tha se ka prova te regjistruar ne pamje filmike dhe regjistrime telefonike ne lidhje me aktivitetin e paligjshem te te arrestuarve. Nga hetimi i bere deri me tani nga uniformat blu rezulton se klientet VIP te dy vajzave te reja siguroheshin nga dy te rinjte Elis Tafa dhe Emiljano Rrapushi me qellim shfrytezimin e tyre kundrejt pageses ne hotele te ndryshme lukzoze ne Tirane. Pagesat ishin te ndryshme ne varesi te klienteve qe gjendeshin. Por behet e ditur se pagesa minimale ishte rreth 50 euro dhe shkonte deri ne 200 euro per nje nate. Pas arrestimit te tyre dosjet me materialet hetimore te perpiluara ne ngarkim te tyre i kane kaluar Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per konsumim te vepres penale te shfrytezimit te prositucionit dhe prostitucion.

Harta e zonave te prostitucionit
Brenda kryeqytetit prostitutat ose sic quhen ndryshe punetoret e seksit kane perzgjedhur disa zona te favorshme per biznesin e tyre duke pasur parasysh levizjet e shumta te njerezve. Nga te dhenat zyrtare te policise prostitutat qe zakonisht jane nga mosha 17-45 vjece jane perqendruar ne zonen e Zogut te Zi nje pike e rendesishme per hyrjen dhe daljen e njerezve ne kryeqytet qendren e Tiranes pergjate sheshit Skenderbej dhe prane Pallatit te Operes dhe Baletit si dhe ne zonen e Bllokut te Ambasadave. Keto tri pika te nxehta jane prej vitesh nen vezhgimin e policise se kryeqytetit e cila gjate 5 muajve te pare te vitit ka arritur te prangose ne flagrance rreth 15 prostituta perseritese mes te cilave edhe disa qe i provonin prangat per here te dyte apo te trete per te njejten akuze. Nga te arrestuarat per ushtrim prostitucioni pjesa me e madhe e tyre i jane nenshtruar procesit gjyqesor ne Gjykaten e Tiranes ku nga fillimi i vitit e deri tani jane denuar 17 gra dhe vajza per vepren penale ushtrim prostitucioni.

Shkaqet e prostitucioni
Nje nder shkaqet e ushtrimit te prostitucionit ne vendin tone eshte varferia. Nese jashte kufijve te Shqiperise rezultojne afro 21 mije femra te evidentuara qe ushtrojne prostitucion ky numer nuk eshte me i paket brenda kufijve. Shkak jane kushtet e veshtira ekonomike ne te cilat ndodhen femrat qe ushtrojne kete profesion. Kategoria e ketyre kontingjenteve ka lidhje me poziten shoqerore e familjare te femrave te cilat jane produkt i divorceve i braktisjeve familjare i jetimeve dhe femrat e rrembyera e te skllaveruara forcerisht prej tutoreve. Shumica e femrave qe ushtrojne kete profesion jane te ardhura nga rrethet e tjera. Ato jane te ndara nga familjet e tyre dhe per te shpetuar nga mentaliteti provincial i jane drejtuar Tiranes ku kane menduar se do te gjejne nje mjedis me te favorshem. Por realiteti i veshtire i ka detyruar ato qe te kene si rrugen me te favorshme shkembimin e kenaqesise me te ardhurat materiale. Shume prej tyre jane ne moshe teper te re.

22 Nentor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›