Shqiptari vret te riun grek arrestohet pas tri ditesh
ATHINE - Nje shqiptar eshte arrestuar per vrasjen e nje greku. Ngjarja e rende e ka fillimin diten e hene te kesaj jave kur nje shqiptar e nje grek u takuan per here te fundit bashke pasi emigranti shqiptar e vrau ate ne nje zone ne veri te Greqise. Diten e merkure nena e 35-vjecarit grek shkoi dhe denoncoi ne polici se djali i saj kishte dy dite qe nuk kishte dhene shenje jete dhe se ishte larguar nga shtepia me makinen e tij. Menjehere policia filloi hetimet dhe gjeti automjetin e 35-vjecarit ne zonen Kulura te Imathias diten e enjte ne oren 1300 ne mesdite. Gjate hetimeve te ceshtjes rezultoi se 35-vjecari vendas ishte takuar me nje 28-vjecar shqiptar i cili u mor ne pyetje nga policia. Gjate kontrollit policia i gjeti emigrantit shqiptar disa sende te viktimes te cilat u u njohen nga familjaret. Pas shume oreve hetime emigranti shqiptar pohoi se kishte takuar ne daten 15 nentor 2010 viktimen dhe kishin shkuar bashke ne zonen Kulura te Imathias.Atje e kishte qelluar per vdekje me sende te forta. Me pas per te zhdukur gjurmet e aktit te tij makabre e hodhi trupin e pajete te viktimes ne nje hendek dhe i vuri zjarrin makines. Gjate mesdites se djeshme policia dhe zjarrfikesia gjeten kufomen ne nje largesi prej 3 kilometer nga vendi ku ishte automjeti. Ndersa ishin duke vazhduar hetimet policia njoftoi autorin e krimit se do te ushtronte kontroll ne banesen e tij autori papritur qelloi policet dhe u hodh nga dritarja e katit te pare me pasoje te bjere ne oborrin e rajoni te policise. Sigurisht qe nuk mundi te ikte pasi ra dhe u demtua ndersa tani gjendet ne spitalin rajonal te Veries.
22 Nentor 2010