E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cmimet e ushqimeve Konkurrenca hetim sheqerit orizit dhe vajit



Ervin KOCI

Abuzimet me cmimet e ushqimeve me jetike te cilat prej vitesh jane bere ne kurriz te konsumatorit shqiptar kohet e fundit kane ngjallur vemendjen e autoritete shteterore. Nje prej ketyre institucioneve Autoriteti i Konkurrences ka hapur keto dite nje hetim per tregun e vajti sheqerit dhe orizit. Autoriteti ben te ditur se nga mbledhja paraprake e informacionit rezulton se behet fjale per tregje shume te perqendruara dhe te kontrolluara nga nje numer i vogel shoqerish importuese. Keshtu tregu i importit te sheqerit perbehet nga dy ndermarrje kryesore qe zene rreth 87 per qind te tregut. Tregu i importit te orizit dominohet nga tre ndermarrje importuese dhe te tregtimit me shumice. Nje norme e larte perqendrimi eshte verejtur edhe ne tregun e vajit vegjetal. Rreth 70 per qind e kerkeses ne treg mbulohet nga vaji i importit i perpunuar dhe i paperpunuar. Nga te dhenat e importit te vajrave rezulton se importohen rreth 116 milion litra vaj i paperpunuar i cili ze 43.8 per qind te totalit te vajrave te importuara per vitin 2010.

Hetimi
Per te tre tregjet e siperpermendura periudha e hetimit qe AK-ja ka hapur per to do te jete nga janari 2008 deri me 31 tetor 2010. Autoriteti i Konkurrences ben te ditur se raporti paraprak i hetimit do te jete gati brenda dates 15 janar 2011. Cmimet e ushqimeve ne tregun e brendshem kane varesi te madhe ndaj sasise se importeve qe porositet dhe hyn ne vendin tone. Sipas te dhenave zyrtare ne vitin 2009 importet e ushqimeve ishin rreth 740 milione dollare ose 10 here me te larta se eksportet. Se fundi nga ana e konsumatoreve ka dhe nje shqetesim tjeter. Ate qe cmimet e ushqimeve ne tregun e brendshem percjellin vetem rritjet dhe nuk e ndjekin tregun boteror kur ka renie te cmimeve. Nje gje e tille ndodh ne menyre te perhershme me tregun e hidrokarbureve.

Ushqimet
Ushqimet jane grupi i dyte i mallrave qe Shqiperia merr me shume nga importi me nje vlere prej rreth 670 milione dollare. Edhe pse sipas Ministrise se Bujqesise importet e ushqimeve perbejne vetem 30 per qind te konsumit ne vend ekspertet thone se ato jane faktori kyc qe percakton cmimin ne tregun e brendshem. Kjo pasi prodhimi vendas ne pjesen derrmuese te tij shkon per vet-konsum dhe nuk del fare ne treg. Vitet e fundit cdo rritje e cmimit te ushqimeve ne tregjet e huaja eshte percjelle menjehere ne tregun e brendshem sic tregoi kriza e vitit 2008 por edhe rritja e papritur e dritherave gjate kesaj vere. Pas krizes se vitit 2008 cmimet e ushqimeve ne bote ishin ne fillim te ketij viti sipas Bankes Boterore 25 per qind me te uleta. Por per te njejten periudhe ne tregun e brendshem sipas INSTAT-it ato jo vetem qe nuk kishin rene por perkundrazi ishin shtrenjtuar me 16 per qind duke shtuar dyshimet per nje treg i cili ne jo pak raste eshte pare si i kontrolluar nga kompani te caktuara.

BOX/////////////////////////////
Nis fushata per mbrojtjen e konsumatoreve

Ne Shqiperi megjithese eshte miratuar nje Ligj Per mbrojtjen e konsumatoreve ka mjaft probleme ne rregullimin e tregut. Programi i Kombeve te Bashkuara i UNDP-se dhe Ministria e Ekonomise nisen nje fushate ne te gjithe vendin per te nxitur mbrojtjen e konsumatoreve si dhe ndergjegjesimin e ketyre te fundit per te drejtat qe kane. Ne Gjirokaster fushata po perqendrohet ne nxitjen e medias lokale per te paraqitur raste te shkeljes se te drejtave te konsumatorit.

Shkurt//////////////////////
Qirate ne kryeqytet rritet oferta ulen tarifat

Sipas te dhenave me te fundit nga agjencite imobiliare te Tiranes cmimet e qirave te zyrave kane nje renie deri ne 10 per zonen e qendres dhe deri ne 30 per te gjitha zyrat dhe dyqanet qe ndodhen ne periferi te Tiranes. Qirate per dyqanet variojne nga 10-20 euro/m2 nderkohe qe nje vit me pare ato shkonin deri ne 35 euro/m2. Ndersa qirate e zyrave luhaten nga 4-20 euro/m2. Agjentet imobiliare konfirmojne se gjate 2-3 viteve te fundit ka pasur nje nivel te qendrueshem te cmimeve te qirave por rritja e ndjeshme e ofertes ka vene nen presion poseduesit e dyqaneve dhe zyrave per ti ulur ato sidomos ne lagjet larg qendres. Nderkohe per ambiente tregtare ne zonat e shtrenjta te Tiranes si Blloku stadiumi Qemal Stafa apo prane Radio-Televizionit Shqiptar kerkesa eshte gjithnje e larte dhe qirate jane me te kripura. Rritja e numrit te ndertimeve jo vetem qe ka shtuar oferten per shitje apartamentesh dhe ambientesh tregtare por edhe per qirate. Shtimi i ofertes duket se tashme po ul edhe cmimet. Te dhenat nga agjentet e real-estate-ve konfirmojne se keto muaj eshte vene re nje ulje deri ne 10 e cmimeve te qirave te apartamenteve kjo sidomos pas pakesimit te ndjeshem ne treg te kerkesave nga ana e studenteve. Sot nje apartament normale me qira ne kryeqytet paguhet nga 20-30 mije leke ne muaj kjo ne varesi te cilesise se shtepise por edhe te vendndodhjes.

KE ndan grante per zhvillimin ekonomik rajonal ne Kosove

Zyra Nderlidhese e Komisionit Evropian ka dhene grantet e para te BE-se per Zhvillim Ekonomik Rajonal EURED me te cilat adresohen zhvillimi ekonomik dhe pajtimi ne Kosove. Perkrahja e gjithanshme per keto projekte eshte me shume se 7 milion euro ndersa zbatimi i tyre do te behet nga komunat dhe organizatat joqeveritare. Shumica e veprimeve jane te perqendruara ne zhvillimin e turizmit perforcimin e agrobiznesit perkrahjen per ndermarresi dhe krijimin e vendeve te punes.

22 Nentor 2010

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›