E Diel, 1 Nëntor 2026

Harxhi: Ndryshimi i imazhit të vendit solli edhe bumin e investimeve të huaja

Gjatë një interviste për të përditshmen “Bota Sot”, zv/ministrja e Punëve të Jashtme Edith Harxhi flet për nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-ve si dhe për ndryshimin e imazhit të vendit, pas kursit reformator të kabinetit “Berisha”

Zonja Harxhi, cili ishte qëllimi i vizitës suaj në SHBA?
Erdha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të konfirmuar edhe njëherë në mënyrë institucionale marrëdhëniet e shkëlqyera që egzistojnë mes shtetit shqiptar dhe SHBA-së. Me ftesë të institucioneve amerikane, planifikohen një sërë takimesh të niveleve të ndryshme, takime këto që nisën në Departamentin Amerikan të Shtetit e në Capitol Hill, dhe padyshim një rëndësi të veçantë në këtë vizitë i kam kushtuar edhe takimeve me bashkatdhetarët tanë. Kjo vizitë është pjesë e Qeverisë shqiptare, dikasterit të cilit unë i përkas për të ri'konfiruar edhe atë afrimitetin tonë me aleatin tonë kryesorë SHBA-së. Në këtë kontekst kam parasysh, bisedimet e zhvilluara, konsultimet me palën amerikane dhe hapjen e rrugëve të reja në këto marrëdhënie të mira. Kemi diskutura gjatë këtyre takime për shumë çështje të cilat kan interesa të përbashkëta. 

Si e vlerësoni situatën politike në Shqipëri?
Situata politike në Shqipëri, fatëmirësisht rezulton të jetë e qetë dhe mjaft stabile. Shqipëria ecën e sigurt drejt së arthmes së saj me plotë sukses. Shqipëria sot ka një rritje të madhe ekonomike, ka stabilitet politik dhe një aktivitet e avantazh politik mjaft të mirë në të gjithë rajonin, për sa u përket zhvillimeve të saj politike dhe reformave ekonomike të bërë në vend. Të cilat kanë arritur të trefishojnë investimet e huaja në Shqipëri. Por në të njëjtën kohë kanë bërë atë që Shqipëria të ketë një nga rritjet ekonomike më të mëdhat në Ballkan. Duke mos perjashtuar këtu edhe të gjitha reformat politike që janë bërë në vend dhe do të bëhen në vijim. Janë një pjesë e arritjeve të Shqipërisë ato, të cilat kan arritur edhe të tërheqin pas vetes edhe investimet e huaja në Shqipëri. Vendi ynë është bërë një nga vendet më të sigurta për biznesin në rajon. Shqipëria, në çdo sektor shquhet për luftën e fort që po bënë Qeveria e saj, ndaj korrupsionit. Janë këto arritje dhe ecja e mirë e saj të cilat në raportin e arthëshëm të Departamentit Amerikan të Shtetit, për vitin 2008, dhe që do të publikohet në tremujorin e parë të viti 2009, ta rendisim Shqipërinë, për herë të parë në grupin e shteteve më të sigurta për biznesin. Shqipëria nuk do të jetë më ajo që futej në grupin e vendeve si Xhibuti, Burkina Faso, për korrupsionin në raportin e Qeverisë amerikane, Shqipëria do të jetë vitin e ardhshëm në grupin e parë duke ngjitur shkallë dhe u bashkuar në vendet më të sigurta për të bërë biznes.  

Opozita ka ngritur tonet duke akuzuar maxhorancën tuaj se ajo është e përfshirë nga korrupsioni. Ajo akuzon Ministrin Basha për implikim në korrupsion?
Nuk do të dëshiroja të bëja ndonjë koment lidhur me këtë pyetje, veçse do t'i përgjigjesha asaj lidhur me atë çfarë ka ngritur opozita në Shqipëri. Për vetë arsyen se për atë çfarë opozita akuzon sot zotin Basha, mendojë se është thjesht një nga ato pjesët mjaft të pakëndëshme - ose të turpshme të opozitës shqiptare sot, gjëra këto që rëndom po ndodhin tek ne, sidomos kohët e fundit në politikën shqiptare. Më konkretisht siç ishte edhe rasti "Trebicka". Kështu po ndodh edhe tani, kur për një çështje të caktuar siç është tani, një çështje kombëtare, siç është rruga Durrës - Morinë, kalohet, natyrisht me akuza të cilat mund të kenë edhe pse jo prapaskena të ndryshme. Megjithatë zoti Basha është treguar mjaft i hapur, si edhe gjithë Qeveria Berisha, për t'ju përballur drejtësisië kundrejt të gjitha akuzuave. Madje edhe vetë Basha, ka ofruar atë që nuk e ka bërë ndonjëherë deri më tani kjo opozitë edhe kur ishte në pushtet, megjithse rasttet ishin të shumta të dorzojë vetë imunitetin.Dhe në këtë këndëvështrim, që natyrisht ai është i hapur që të kalojë përpara drejtësisë. Por besoj që edhe drejtësisa do të japë mendimin e saj, ashtu siç është dhe e vërteta e kësaj rruge.

Këtë javë Tiranën e vizitoi Kryeministri italian, Silvio Berluskoni. Çfarë do të thotë kjo vizitë për Shqipërinë?
Natyrisht që është shumë e rëndësishme. Dhe është një vizitë në vazhdën e të gjitha vizitave, të bërë deri më tani në Shqipëri por edhe të atyre që kryeministri Berisha u ka bërë më parë këtyre vendeve. Kjo është vizitë e rëndësishëm se u bë nga një burrështeti , kryeministri i një vendi që hyn në grupin e vendve më të zhvilluar në botë, një vendi fqinjë që ne kemi shumë marrëdhënie të mira. Marrëdhënie këto që janë rritur mjaft furishëm gjatë këtyre 3-4 viteve të fundit sa edhe PD-ja ka ardhur në pushtet. Dhe më konkretisht është ajo rrugë e hapjes së Shqipërisë drejt perendimit. Duke parë faktin këtu edhe të nënshkrimit, të gjashtë marrëveshjeve të bërë me qeverinë italiane. Vizita e kryeministrit Berluskoni kishte një rëndësi të veçantë, se me ato marrëveshje të cila u realizuan, tregojnë edhe më tepër se Shqipëria çdo ditë edhe më shumë, po hap dyert e saj të bashkëpunimit Europian. Dhe do të jetë një partnere kryesore për negociata për sa i përket BE. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›