E Diel, 1 Nëntor 2026

Rruga e përgjithshme dhe “Prokuroria e Përveçme”

Në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, ministri i Jashtëm, Lulëzim Basha e konsideroi vehten me fat që ka qënë një ndër negociatorët kryesor të Qeverisë Shqiptare për të mundësuar ndërtimin e shpejt të Rrugës “Durrës-Kukës”. Kryeministri Berisha, me të drejtë e ka cilësuar këtë vepër si “projektin më të madh të shekullit” për shqiptarët. Por askush prej politikanëve dhe intelektualëve të shquar të këtij vendi nuk i ka kursyer vlerësimet e larta për një vepër të tillë, që më shumë se sa vlera ekonomike ka vlera kombëtare. Është kjo arsyeja që rruga “Durrës-Kukës” është cilësuar prej tyre si “Korridori që bashkon shqiptarët”. Me fjalë, edhe krerët e politikës së majtë, nuk qëndrojnë larg këtij vlerësimi, por me veprime pozicionohen si kundërshtarët më të egër të këtij projekti madhor, duke çuar ujë në “mullirin” sllavo-ortodoks. Këtu nuk është fjala vetëm për veprimet e kohëve të fundit, për të kryqëzuar z. Lulëzim Basha, një prej qeveritarëve më të përkushtuar për ndërtimin e shpejt të kësaj rruge, por tek të gjitha qëndrimet dhe veprimet e tyre, qysh nga koha e lançimit të parë të këtij projekti nga ish-presidenti Berisha në vitin ’94 dhe “ok”-ayt të menjëhershëm nga ish-presidenti kosovar Ibrahim Rugova, gjatë ceremomisë përuruese të “Dradania Bank” në Shqipëri. Natyrisht kundërshtimi i krerëve social-komunist asnjëherë nuk ka qënë i drejtpërdrejtë, por sipas stilit mjatist të hedhjes së “gurit” dhe fshehjes së “dorës”. Fillimisht ky projekt u përfol nga social-komunistët sipas zhargonit “nëntëdhejtë e shtatsh”, duke e cilësuar si një “vepër lokaliste” për komunitetin verior, ndërsa Berisha u anatemua si një “çeçenist”, që po sakrifikon interesat e Shqipërisë për ato të Kosovës. Pastaj, pas sugjerimit amerikan për këtë projekt të rëndësishëm kombëtar, ata thirrën në skenë “taksën Majko”, duke u zhvatur plotë 300 milionë dollarë qytetarëve shqiptarë, me pretekstin se këto do t’i përdornin për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës. Kjo ishte një gjetje e natyrës “me kontribut vullnetar”, siç ndërtoheshin shumë vepra publike të monizmit, dhe kishte për qëllim t’i mërziste apo bënte të pakënaqur një pjesë njerëzish, që s’kishin lidhje të drejtpërdrejtë me ndërtimin e Rrugës “Durrës-Kukës”.  Në dukje kjo iniciativë të krijonte përshtypjen e solidaritet dhe bashkimit kombëtar, por në të vërtetë ishte një makinacion përçarës midis shqiptarësh të krahinave të ndryshme. Ishte një ligësi tipike enveriste, e cila i shtynte qytetarët e Jugut, fjala vjen, të mendonin se po përdoreshin apo shfrytëzoheshin për zhvillimin ekonomiko-shoqëror të veriorëve. Kjo ishte arsyeja që një kategori e tillë njerëzish e quanin “Taksën Majko” si “Taksën e Çeçenëve”. Dhe si të mos mjaftoheshin me krjimin e një klime të tillë përçarëse, qeveritarët e majtë ndërmorrën abuzimin më të madh për përdorimin e këtyre të ardhurave, duke i derdhur në Buxhet, bashkë me të ardhurat e tjera nga taksat dhe tatimet, për të kompensuar mosrealizimet e vrejtura në këtë drejtim. Natyrisht, nuk mund të pritej gjë tjetër nga ata politikanë dhe qeveritarë që në veprimtarinë e tyre publike udhëhiqen nga interesat e tyre personale, dhe jo nga interesat e larta kombëtare. Këtë lloj fytyre kameleoniste ata e treguan jo veëm me veriorët, por edhe me jugorët, të cilët i shfrytëzuan, duke i përdorur si “mish për top” në ngjarjet e ’97-ës, vetëm për të marrë pushtetin në mënyrë të pamerituar. Përgjatë 8 viteve të tyre në pushtet asnjë investim publik i rëndësishëm nuk u krye. Gjatë kësaj periudhe, HEC-i i Kalivaçit mund të ishte ndërtuar dy herë dhe rrugët nacionale po kështu. Por eprorët e tyre grekë ua kishin vënë “kufirin” e këtyre investimeve me interes të lartë kombëtar në Lushnjë. Të privilegjuar matanë këtij kufiri ishin vetëm biznesmenët e rinj, që kishte nxjerrë “revolucioni demokratik i vonuar”, kryesisht nga radhët e Komiteteve të Shpëtimit Kombëtar. Këtë mision të neveritshëm antikombëtar gjatë tetëvjeçarit qeverisës, social-majtistët po përpiqen ta shpien deri në fund, duke abuzuar me statusin e opozitës, për të zbehur arritjet qeverisëse në kryerjen e një sërë investimesh të rëndësishme publike në infrastrukturë, energjitikë, turizëm, arsim, shëndetësi, bujqësi, etj. Dhe si “Thembrën e Akilit” për këtë goditje ata kanë përcaktuar ndërtimin e Rrugës “Durrës-Kukës”, që përbën kryeveprën e qeverisë “Berisha”. Në aleancë me Prokurorinë e Përgjithëshme, ata janë përfshirë në ndërmarrjen e një politike penale, tipike me atë të kohës së monizmit, për të njollosur e përbaltur vlerat e larta kombëtare të kësaj vepre, duke e konsideruar atë si një projekt korruptiv.
Zelli dhe këmbëngulja me të cilën po e trajton organi i Prokuorisë së Përgjithëshme këtë çështje, e kompromentonin rëndë  misionin e këtij institucioni, pasi inciatorët dhe autorët e formulimit të akuzës për korrupsion në ndërtimin e kësaj rruge janë krerët e politikës së majtë. Denoncimet dhe deklaratat politike janë “faktet” e vetme me të cilat është mbushur dosja e hetimit për korrupsion në ndërtimin e Rrugës “Durrës-Kukës”. Me akuza të kësaj natyre kërkohet të gjykohet edhe z. Basha, duke shpërfillur faktet e tjera që tregojnë të kundërtën. Fillimisht duhet thënë se, marrja përsipër e ndërtimit të kësaj rruge prej kompanisë prestigjioze “Bechtel & Enka JV” është garancia kryesore që tregon se, mundësia për të bërë korrupsion në një rast të tillë është e barabartë me zero. Kompani të këtij standarti janë tërësisht të imunizuara nga sëmundja e korrupsionit, aq më tepër të  korrupsionit banal, sikundër e aplikonin kur ishin në pushtet dhe e përfytyrojnë tani që janë në opozitë atë, krerët e majtë. “Bechtel & Enka JV” nuk ka asgjë të përbashkët e sipërmarrjet e tipit “Buono per Albania”, me të cilat qeveritarët e  majtë ndanin paratë publike në vitet ’97-’05.  Kush ka dy pare mend në kokë është në gjëndje të arsyetojë se, kompani të këtij standarti, asetin më të madh kanë seriozitetin dhe besueshmërinë publike, gjë të cilën po e tregojnë, veç të tjerash tek rendimenti e përkushtimi me të cilën po punojnë për ta përfunduar objektin në fjalë në afatin më të shkurtër, të mundshëm. Kjo ka qënë arsyeja që qeveria “Berisha” është treguar mjaft transparente në kryerjen e procedurave prokuruese për këtë objekt. Po kështu projekti është hartuar po nga të huajtë; një italian dhe një francez dhe supervizohet nga “Ecorys”, një firmë e zgjedhur me tender ndërkombëtar nga Banka Botërore. Në ndërtimin e veprës po ecet sipas mënyrës “projektim-ndërtim”, që është një mënyrë e preferuar nga bota perëndimore për të tilla investime. U zgjodh një variant i tillë procedurial, për të shkurtuar kohën e ndërtimit të këtij objekti të rëndësishëm për bashkimin historik të shqiptarëve në trojet e të parëve të tyre. Llogaritë e ekspertëve ndërkombëtarë tregojnë se, humbjet nga mosndërtimi i kësaj rruge janë rreth 80 milionë dollarë në vit, kurse fitimi vjetor nga ndërtimi i Rrugës “Durrës-Kukës” shkon në më shumë se 300 milionë dollarë në 4-5 vitet e para, me tendecë shtimi të përvitshëm pas kësaj periudhe. Nga ana tjetër janë marrë të gjitha masat që me përfundimin e ndërtimit të kësaj vepre, kostua të mos shkojë më shumë se sa ajo e veprave të ngjajshme që janë ndërtuar më parë në rajonin e Ballkanit. Të gjitha këto fakte tregojnë të kundërtën e atyre që thonë e mbrojnë PS-ja (Partia Socialiste) dhe PP-ja (Prokuroria e Përgjithëshme).  Natyrisht, ajo ç’ka të lë një shije të keqe në këtë rast është qëndrimi i organit të akuzës, e cila i është qepur me “bukë në trastë” ish-ministrit të transporteve, z. Lulëzim Basha, për ta penalizuar atë me çdo kusht. Kuptohet ata synojnë penalizimin për të arritur demaskimin e tij publik. Ajo ç’ka të bënë përshtypje tjetër në këtë rast është fakti që ndërsa, arkiva e Prokurorisë është e mbushur me plotë dosje kriminale e korruptive, për to nuk ka as një të mijtën e përshkushtimit që manifetohet në hetimin e dosjes për Rrugën “Durrës-Kukës”. Mjafton të kujtojmë aktin e djegjes së godinave të dy prej biznesve më të suksesshëm në autostradën “Tiranë-Durrës”, jo shmë kohë më parë dhe grumbullimin disaditor të barutit, para shpërthimit të Gërdecit, pse jo dhe shumë vepra të tilla penale për të cilat nuk po hetohet me të njëjtën këmbgulje. Ky fakt e bënë Prokurorinë e Përgjithëshme mjaft tendecioze dhe tepër tekanjoze. Ndoshta për këtë arsye, dikush në një artikull të kohëve të fundit e etiketonte, jo pa ironi, organin tonë të akuzës si “Prokurori e Përveçme”. Por sido që të sillet e të veprojë “Prokuoria e Përveçme” e ka humbur betejën me “Rrugën e Përgjithëshme” të kombit shqiptar.
Siç është përmendur dhe herë të tjera, ndërtimi i rrugës Durrës-Kukës-Morinë është para së gjithash një investim strategjik për shëndoshjen dhe zgjerimin e tregut shqiptar dhe atij kosovar, si dy barkushet e një zemre. Një investim i tillë u vendos në axhendën qeverisëse të kabinetit “Berisha” sa për vlerat ekonomike, po aq dhe për impaktin demokratik të integrimit gjithëshqiptar në familjen europiane, parë kjo edhe në kuadrin e krijimit të kushteve për efektivitetin dhe mirfunksionimin e tregut rajonal midis trojeve shqiptare në përgjithësi. Magjia e tregut është e tillë që ka arritur të bashkojë mbi bazën e parimeve të interesit reciprok edhe pikat më të largëta të globit apo sipërmarrësit e kombësive të ndryshme, jo më potencialet ekonomike të shqiptarëve që jetojnë si fqinjë administrativë me njeri-tjetrin, për shkak të padrejtësive historike të së kaluarës. Megjithëse qysh prej disa vitesh ekziston një marrëveshje e tregtisë së lirë midis Shqipërisë dhe Kosovës, përsëri eksport-importi midis tyre nuk ka njohur ndonjë zhvillim të ri. Eksportet shqiptare në Kosovë nuk përbëjnë as 7% të volumit gjithësej të tyre, ndërkohë që ruhet i pacënuar roli dominues i eksporteve nga vendet ish-jugosllave. Pa i paragjykuar politikisht dhe pa i stimuluar patriotikisht këto lloj treguesish është i pajustifikueshëm niveli i ulët i integrimit të këtyre dy tregjeve ndërshqiptare me njeri-tjetrin. Të kishte një bashkëpunim më efektiv midis këtyre dy tregjeve, Kosova nuk do të cilësohej sot prej analistëve të huaj si “Palestina e Evropës” dhe Veriu i vendit tonë nuk do të trajtohej si simbol i varfërisë  shqiptare. Në këto kushte, ndërtimi i rrugës Durrës-Kukës-Morinë përbën çelësin magjik të çeljës së këtij bashkëpunimi dhe zhvillimi, ku përfitimet më të mëdha buxhetore dhe valutore i takojnë vendit tonë për shkak të mundësive turistike e tregtare që ofron bregdeti shqiptar për kosovarët dhe bashkëkombasit tanë përtej kufijve shtetror të vendit tonë. Këtë pohim nuk e bëjmë në kuadrin e patriotizmit demagogjik, por të patriotizmit ekonomik. Vërtetë ekonomia e tregut është një institucion mbipolitikë, por kjo s’do të thotë që gjatë ndërtimit të saj t’mos udhëhiqesh nga politika kombëtare. Nga ana tjetër, Rruga Durrës-Kukës ka rëndësi të jashtëzakoinshme, jo se është projekti i parë madhor që kalon mespërmes zonës më të varfër të vendit tonë, por nga që lidh Shqipërinë me Kosovën, me Serbinë Jugore e Maqedoninë dhe fuqizon Portin e Durrësit, duke e lidhur me një nga korridoret më të rëndësishme të Europës, siç është Korridori 10. …Nuk e di se si është qëndruar indiferent e duarëkryq përballë një situate në tillë nga politika e majtë shqiptare?!... Ndërsa tani nuk po arrijë të kuptojë se si mund të shtyhet ajo më tej në këtë mëkat, duke tërhequr pas vehtes edhe “Prokurorinë e Përveçme”?!...

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›